Ata punojnë bashkë në një vë- llazëri të krishterë. Rendin të për- hapin mesazhin e Ungj illit aty ku i thërret misioni apostolik. Janë “22 atletë” të palodhur, të cilët duhet të djersitin shumë për të arritur edhe në zonat më të largëta të Shqipërisë. Mjafton të ndjekësh qoftë edhe disa orë punën e tyre dhe do të frymëzohesh.
Prej vitesh ndjekin një ritual të papriturash duke u përballur me shumë karaktere njerëzish, por mburren se mbi supe kanë një “armë” të padukshme që i udhëheq dhe për të cilën sakrifikojnë: “Fjalën e Perëndisë”.
E kur interesohesh të kuptosh thelbin e fjalës “katekist” e merr si rrufe një përgjigje: “të vraposh, të rendësh, të ecësh shpejt…”. Po ku vallë?
Le të ndjekim intervistën me drejtorin e Zyrës së Katekizmit, z. Miron Çako.
3u lutemi mund të na tregoni se cili është qëllimi i ekzistencës së Zyrës së Katekistëve?
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në vitin 2001 u krijua Zyra e Katekizmit, e cila u pa jo më si një dëshirë, por si një hir i veçantë brenda Kishës dhe që nga ai moment Zyra e Katekizmit mori për- gjegjësi që të organizonte punën e katekizmit. Por katekizmi në Shqi- përi ka nisur në mënyrë sporadike bashkë me hapjen e Kishës në vitet e para të ‘90-ës. Aktualisht punojnë gjithsej 22 katekistë, të cilët kanë përfunduar Akademinë Teologjike. Ata janë të shpërndarë në disa qy- tete dhe të gjithë bëjnë punë në te- rren. Është një punë apostolike. Kjo zyrë është nën varësinë e Sinodit të Shenjtë duke pasur lidhje të ngu- shta me Kryepiskopatën dhe mitro- politë. Ne jemi në shërbim të kër- kesave dhe nevojave të Kishës. Zyra e Katekizimit ka si funksion të kontrollojë punën e katekistëve, cilësinë e tyre, përgjegjësinë dhe korrektesën në punë.
Cilat janë zonat ku punojnë dhe çfarë veprimtarish zhvillojnë katekistët?
Në të gjitha mitropolitë: Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër ba-
shkë me zonat përreth tyre. Aktivi- teti i parë është mësimdhënia, për- gatitja e katikumenëve për pagëz- im. Mbas pagëzimit formimi i më- tejshëm i anëtarëve të rinj të Ki- shës dhe kjo mund të zgjasë me muaj ose me vite. Zakonisht, në fillim Zyra e Katekizmit mbulon të gjitha emergjencat në vendet ku nuk është bërë asnjëherë katekizëm.
Gjithçka jepet sipas mësimit të Kishës, d.m.th. një nga kërkesat është të jemi sa më të saktë dhe të vërtetë. Gjithashtu ne baslikëpunoj- më edhe më zyra të tjera, si: Zyra Rinore, e Fëmijëve, për aktivitete të ndryshme në mënyrë që të jemi sa më efikasë. Qëllimi nuk është thjesht argëtimi, por të krijohet një ambient shpirtëror, që fëmijët dhe të rinjtë të gjejnë mundësi jo vetëm me anë të mësimdhënies, por edhe nëpërmjet aktiviteteve të jenë brenda frymës së Zotit dhe mësimit të Kishës për të krijuar një shoqëri të krishterë.
Si fillon dhe përfundon dita e një katekisti?
Fillon me lutje, me studimin e Shkrimit të Shenjtë dhe me studimin e mësimit që ka për të dhënë tek besimtarët. Pra është shumë e do- mosdoshme parapërgatitja. Pastaj katekisti shkon nëpër zonat ku është caktuar sipas një programi. Atje, takohet me katikumenët, orga- nizon mësimin, organizon lojëra, kurse, pra është një mësimdhënie
që krijon ambient shpirtëror. Katekisti nuk është vetëm mësues, por edhe vëlla dhe mik i katikume- nit. Kjo është shumë e rëndësishme.
Një nga detyrat që ka mësim- dhënia e katekizmit është vizita në familje, ashtu siç thuhet edhe në Ungjill kur Zoti shkonte dhe bënte vizita. Ka njerëz që na kanë pritur, por ka edhe nga ata që na kanë penguar. Ne trokasim. Kjo është një pikë strategjike, sepse njerëzit na thonë gjëra që nuk i thonë kudo dhe ne japim një orientim më të saktë sipas mësimeve të Kishës.
Çfarë bëni ju konkretisht?
Vetë Zyra e Katekizmit perba- llon sigurimin e bazës materiale nëpërmjet mitropolive të zonave përkatëse. Përveç mësimdhënies, merremi me përhapjen e literatures si dhe menaxhojmë e ndihmojmë në çdo aktivitet që organizon Kisha.
Cilat janë disa nga mbresat tuaja.
Ne kemi katekizuar në ato ve- nde ku në mënyrë të dukshme ateizmi komunist dhe rinia e asaj kohe ngritën krye kundër Kishës. Katekizmi ka filluar në kodrën e Shën Vlashit. Aty është bërë mësi- mi i parë. Mbaj mend, në Pendavi- një të Korçës kisha një aparat dia- pozitiv dhe jepnim vendet e shenjta në kishën e Shën Marisë. Ishte ide- ja që ta jepnim filmin brenda në
kishë, por duke parë se kishte shu- më njerëz vendosëm që ta jepnim te muri i kishës. Pas mbarimit të filmit erdhi dikush e më tha se këtu komunistët jepnin dokumentarët e tyre. Atje ku komunistët jepnin ideologjinë e tyre, atje u vendos pra- pë ikona e Zotit.
Në një vend tjetër shkuam në një shtëpi dhe katekizuam një plakë, u pagëzua dhe mori emrin Anastasia, pikërisht në shtëpinë ku mbli- dheshin të rinjtë dhe shpërndanin doktrinën komuniste. Aty hapëm kla- sën e katekizmit dhe personi që u pagëzua ishte nga më ithtarët, por u pagëzua dhe u bë e krishterë. Pra këto ngjarje tregojnë që puna e katekizmit është një plan hyjnor….
Z. Miron, si e shikoni të ardh- men?
Katekizmi duhet të jetë më cilë- sor, prandaj synojmë të bëjmë sa më shumë trajnime. Katekisti duhet të jetë shumë i përgatitur që me hirin e Zotit të katekizojë. Dëshiroj- më të kemi një shtrirje të gjerë, sepse kemi ende zona të pakatekizuara.
Jemi ftuar dhe kemi katekizuar edhe zona ku nuk ka pasur ortho- dhoksë dhe sot aty janë ndërtuar kisha. Kjo bëhet sipas kërkesave të njerëzve.
Gjithnjë e më tepër është dëshira që katekistët të perfeksionohen në mësimdhënie, sepse është një detyrë e kohës ku jetojmë.
Intervistoi: I. Koti