Me rastin e Pashkëve
Panairi i parë me punime artizanale
– organizuar nga gratë orthodhokse të Tiranës –
Të Dielën e Dafinave, në prag të festës së Pashkës së Madhe, Lidhja e Grave Orthodhokse “Për- hapja e Dashurisë” Tiranë, orga- nizoi panairin “Punime artizanale vullnetare”.
Të ardhurat e mbledhura nga shitjet e punimeve do të shkonin në ndihmë të njerëzve me vësh- tirësi ekonomike. Gratë orthodhokse në shenjë mirënjohjeje ofruan edhe punime të ndryshme me dorë si mbulesa, jastëkë zbukurimi, çentro dhe punime të tjera me gjil- përë, të cilat përbënin pjesën kry- esore të sendeve të ekspozuara gjatë dy ditëve në panair. Këto sende janë bërë nga materiale të blera dhe të dhuruara enkas për këtë aktivitet si edhe një pjesë e tyre janë blerë në dyqanin e Burgut Nr. 325, i cili i ofron tregut punime
të ndryshme nga gratë, që kryejnë dënimin në të.
Grupi i grave orthodhokse ka më tepër se 8 vjet që ofron shërbimet
e tij në këtë burg me mësime kate- kizmi, ndihma ushqimore etj. Një ndihmë të konsiderueshme dhanë edhe vajzat e grupit rinor ortho-
dhoks, të cilat kontribuan me për- gatitjen e kryqeve të punuara prej dylli dhe drurësh zbukurues, qirinj- ve dhe kartolinave të urimit. Gjithashtu edhe gratë e ndihmuara eko- nomikisht nga Kisha, ofruan falas, në shenjë mirënjohjeje, punime dore të ndryshme si shalle, çanta etj. Si çdo vit, me rastin e festave të mëdha grupi i grave ka përga- titur shumë dhurata për njerëzit në nevojë. Fondi i akorduar enkas për këtë aktivitet si edhe një fond i ve- çantë nga Kryepiskopi Anastas bënë të mundur përgatitjen e mjaft ndihmave si edhe shpërndarjen e tyre tek të gjitha ato familje, të cilat përballen me vështirësi të shumta ekonomike.
Korresp. i gametes “Ngjallja”