“Marrëveshj a e Pashkës”
– Nga bashkëbisedimi i Kryepiskopit Anastas me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha –
Kryeministri z. Berisha:
Kjo ditë e madhe frymëzon besim të madh tek vetja, tek Zoti, tek e ardhmja, ajo është ditë shprese e pashuar, ditë ringjalljeje. Dua të uroj me këtë rast të gjithë besimtarët orthodhoksë shqiptarë, të gjithë besimtarët shqiptarë, t’ju uroj Ju shumë përzemërsisht për të gjithë kontributin
e madh që keni dhënë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera fetare në një ringjallje të vërtetë kombëtare.
Kryepiskopi Anastas:
Shkëlqesia Juaj, edhe për ne është një gëzim i madh që ju jeni sot bashkë me ne. Gjatë gjithë
këtyre viteve ne kemi ndjerë dashurinë dhe shqe- tësimin tuaj për Kishën tonë dhe për gjithë fetë në përgjithësi. Në mënyrë publike dua të shpreh falënderimin për dhuratën e fundit, duke na e zgjidhur problemin e sipërfaqes së tokës që ishte pranë Katedrales dhe që përbënte një pengesë (vijon në faqen 7-8)
(vijon nga faqja 1)
për planet tona të mëtejshme. Ne
duam ta paraqesim në mënyrë
publike për të shprehur falë-
nderimin tonë. Le të shkojmë dhe
në disa çështje që kanë të bëjnë
me vetë marrëveshjen midis shtetit
dhe komuniteteve fetare për ta rregulluar këtë, sepse jemi me vo- nesë në këtë pikë të marrëveshjes, se çdo zhvillim që ka lidhje me ko- munitetet fetare ndihmon mbarë njerëzit në përgjithësi. Ne i dimë përpjekjet tuaja për ringjalljen dhe jetën në vend, dhe duam të shpre-
him me gjithë zemër që Zoti t’ju japë krahë dhe forcë që ju të zhvi- lloni një shoqëri të së drejtës, një shoqëri krijuese dhe progresiste, sepse Shqipëria është në ballë të vendeve evropiane dhe jo në fund të tyre. Ne ju urojmë shumë fuqi, që ju të vazhdoni përpjekjet tuaja në këtë drejtim. Kisha Orthodho- kse është gjithmonë pranë jush për të krijuar punën. Edhe njëherë: “Le të bëhemi frymë ngjalljeje në mjedisin tonë”.
Gëzuar Pashkët!
Kryeministri z. Berisha: Faleminderit shumë!
Dua të theksoj se ajo çka është bërë, është vetëm një pjesë e vogël e borxhit të madh që sho- qëria dhe shteti ka ndaj jush dhe komuniteteve fetare në tërësi. Unë dua të garantoj se çfarë
(vijon në faqen 8)
“Marrëveshja e Pashkës”
– Nga bashkëbisedimi i Kryepiskopit Anastas me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha –
(vijon ngafaqja 7) është në duar të qeverisë nuk do të mbetet përpjekje pa bërë, në mënyrë që institucionet fetare të marrin sa më shpejt pronat që u takojnë. Personalisht kam inkura- juar Komisionin e Kthimit të Pronave që të përcaktojë si përparësi kryesore kthimin e pronave institu- cioneve fetare, por e shoh që ka një farë ngadalësie dhe plogështie të pajustifikueshme. Në rast se ju i kërkoni ato me frymën e toleran- cës, kjo nuk do të thotë që kthimi i tyre të shtyhet. Kjo do të thotë që kthimi i tyre duhet të bëhet shpejt. Unë prapë do të insistoj tek komi- sioni që ata të përcaktojnë në axhe- ndën e tyre çështje të parë pronat e institucioneve fetare, që janë jeti- ke për funksionimin e tyre.
Këto ditë unë i kam kërkuar së- rish ministrit të Turizmit dhe Kultu- rës që të punojë për marrëveshjen ose për ligjin. Si të dëshironi, ne jemi të hapur, qoftë marrëveshje, qoftë ligj, por në qoftë se Kushte- tuta përcakton rregullimin me ma- rrëveshje, unë mendoj se ajo pastaj është e njëjta gjë, sepse përbën një marrëveshje me referencë në Ku- shtetutë dhe ka të gjithë forcën e saj. Po kështu dhe fondin, ashtu si- kurse dhe unë e kam shpallur, e kam deklaruar në muajin qershor, para qershorit ligji do të kalojë në parlament në mënyrë që një kon- tribut modest nga taksat e qytetarë- ve shqiptarë, të cilët janë besimta- rë, një pjesë e madhe e tyre të kalojë për institucionet e kultit siç kalon në çdo vend tjetër. Fillimisht nuk mund të jetë ai që duhet, por e rë- ndësishme është që ta përcaktoj- më shumën e parë dhe pastaj të shikojmë duke e shtuar atë gjersa ju të mund vetë të përballoni të gjitha nevojat për funksionimin normal, sepse kjo është e domosdo- shme.
Ju Hirësi keni dhënë një ndih- mesë të jashtëzakonshme në ku- shte shumë të vështira, me durim shumë të madh, me dashuri, me
respekt në këtë ringjallje të vërtetë të besimeve në Shqipëri. Një she- mbull e kemi ne më të mirin, kemi tolerancën fetare, tolerancë, e cila është trashëgimia jonë më e çmuar, pasuria jonë më e madhe shpirtëro- re dhe mendoj se me këtë ne gra- dualisht edhe më shumë mund të bëhemi të njohur në këtë frymë dhe ky mesazh mund të përcillet gjith- një e më shumë kudo në botë.
Kryepiskopi Anastas:
Shkëlqesia Juaj, jam shumë i gëzuar që jemi në mes të zgjidhjes së problemit dhe jo në periferi të kësaj zgjidhjeje. Dhe siç thatë edhe ju, në përputhje me Kushtetutën, që është një nga kushtetutat më të mi- ra në lidhje me këtë fakt e jep këtë, që është kornizë për t’i dhënë liri komuniteteve fetare dhe flet qartë në lidhje me këtë marrëveshje. Mendoj që kjo është zgjidhja më e mirë që mund të gjendet në lidhje me këtë fakt. Për ne ishte shumë e rëndësishme që u rishkrua kush- tetuta pas daljes nga sistemi komu- nist, sepse ne kemi punuar me një statut të vitit 1951. Ne kemi nevojë për këtë marrëveshje si një bazë që ne të ecim më tej. Falë Zotit është bërë gati një draft në lidhje me këtë dhe ne jemi të gatshëm për të bërë çdo lloj ndryshimi. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Gjë tjetër është që çdo lloj qeverie ka ndjenja më të mira për çdo ko- munitet fetar. Kur shkojmë në një nivel më të ulët tek bashkitë, atëhe- rë ndryshon puna. Ata përdorin shumë argumente të ndryshme. Na kërkojnë dokumente nga hipoteka, por asnjë institucion fetar nuk ka pasur diçka të shkruar në hipotekë dhe për këtë arsye ne nuk kemi asnjë lloj dokumenti, sepse të gjitha vendet fetare kanë ekzistuar përpara se të kishte hipoteka. Kur Partia e Punës konfiskoi pronat, ato ishin ekzistuese. Këtë e tregon më së miri lista e të gjitha objekteve që ata kanë konfiskuar dhe nuk është e nevojshme të shkojmë tek
hipoteka, sepse ju shkoni tek thelbi i çështjes dhe jo tek pikat e saj të jashtme. Duhet t’u japim të kuptoj- në këtyre komuniteteve që kjo është e vërteta, sepse problemi nuk është ligji, por e vërteta dhe duhet të gjejmë një rrugë të drejtpërdrejtë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, sepse kur shkojmë në Durrës nuk do të marrim rrugën për Elbasan. Është më e lehtë të shkosh direkt në Durrës, se të shkosh në Elbasan.
Kryeministri z. Berisha:
Jam shumë dakord me Ju, dhe ky problem ka një zgjidhje: do të përcaktohet arkivi si burim zyrtar i pasurive të institucioneve të kultit.
Nga ana tjetër nuk duhet harru- ar se një betejë konstante zhvillohet prapë midis ateizmit dhe besimeve fetare. Se kur mendoj unë historinë e Pallatit të Kulturës në Përmet, ajo është një nga më domethënëset. Aty ka qenë një kishë, për të cilën ka një memo- rje i gjithë qyteti. I gjithë qyteti e di që ka qenë kishë dhe për Jatin më të keq tri shkallët i kanë njohur pallatit pronësinë, sepse paska devijuar 5 m nga trualli i kishës në një kohë që e ka përfshirë tërë truallin e kishës. Por ajo që është shumë e rëndë- sishme është edhe durimi, edhe këmbëngulja juaj, sepse duhet edhe këmbëngulje, edhe durim, në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë, absolutisht do të shkojnë mirë.
Kryepiskopi Anastas:
Ishte interesante se, ajo çfarë kupton kryeministri në 5 minuta, gjykata të ndryshme në shumë vite nuk e kanë kuptuar. Prandaj them që nuk bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore, por për zgjidhje politike.
Kryeministri z. Berisha:
Jo, do t’i zgjidhim, të jeni i sigurt se do t’i zgjidhim.
Gëzuar!
Kisha e Shën Kollit. Edhe ky objekt ka qenë pallat kulture, tani
është shndërruar në kishë. Shumë bukur. Kanë bërë punë. Por kudo do të rikthehen. Komisioni do ta shpallë një përparësi të madhe, por në rast se është e nevojshme edhe me ligj do të ndërhyjmë në mënyrë që për pronat e institucioneve fetare të përdoret arkivi, sepse diktatura i konsideronte të gjitha të vetat dhe nuk i regjistronte.
Kryepiskopi Anastas:
Arkivat nuk janë ende në duart tona. Vijnë shumë njerëz kërkojnë dokumentin e pagëzimit ose kuro- rëzimit dhe nuk i ndihmojmë dot, sepse dokumentet janë në Arkivin Qendror të Shtetit. Ne u kemi thë- në të na japin kopje të dokumente- ve. Ne e dimë që pronat tona nuk janë thjesht pjesët e tokës, por gjithë sendet e shenjta që ne kemi pasur nëpër kisha. Kemi dëgjuar që ka filluar shitja e tyre, pra kanë filluar t’i shesin. Kështu ne jemi duke kërkuar dhe çdo gjë që Kisha Orthodhokse ka, është për mbarë njerëzit e Shqipërisë dhe jo për persona të veçantë.
Kryeministri z. Berisha:
Kjo e arkivit është në dorë të qeverisë. Arkivi do marrë urdhër menjëherë që të kopjojë, t’jua dorë- zojë, të mbajë vetë kopjet dhe juve t’ju dorëzojë origjinalin ose e ku- ndërta, por arkivi do marrë urdhër që t’ju dorëzojë juve të gjithë doku- mentacionin që ai mban, absolutisht.
Kryepiskopi Anastas:
Por kjo është marrëveshja e Pashkës.
Kryeministri z. Berisha:
Jo, kjo është e domosdoshme. Këtë mund ta bëjë qeveria. Arkivi varet nga qeveria, nuk është një vë- shtirësi… Do të bëhet e menjëher- shme.
Kryepiskopi Anastas:
Faleminderit me të gjithë zemrën!
Kryeministri z. Berisha:
Gëzuar të gjithëve!