EmailFacebookKontakt

Kënga IX

KëngaIX

Mos më vajto ti, moj Nënë, kur më sheh të varrosur, Birin e dashur, që ke lindur virgjërisht, se do të ngrihem prapë dhe do të lavdërohem, dhe do t’i lartësoj si Perëndi, ata që të madhështojnë besërisht. (2 herë)

Kur të kam lindur pa dhembje, Bir i bashkëpanismë, jam lumëruar mbi çdo grua përmbi dhe; po kur të shoh të vdekur, o Zot dhe Bir i dashur, nga shpata e helmit çirrem tmerrërisht; po ngrehu prapë dhe më madhështo.

Zbrita në varr duke dashur, dhe u drodhnë demonët, kur më panë të mbuluar plot me gjak, po do t’i shtroj armiqtë, do t’i godas me Kryqin, dhe do t’i dërrmoj si Perëndi, dhe ngrihem prapë dhe të madhështoj.