Hiri i Shpirtit të Shenjtë na mblodhi sot; edhe të gjithë e ngremë kryqin dhe themi: I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, hosana në më të lartat!
(Vargu i Parë i Mbrëmësores)
U varrosëm me pagëzimin bashkë me ty, o Krisht Perëndia ynë, u vlerësuam për jetën pa vdekje me Ngjalljen tënde dhe të thërrasim me lavdi: Hosana në më të lartat, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit!
(Tropari i Dytë)
Në qiell si Mbret mbi fron, në dhenë si rob mbi pulisht, na je shfaqur, o Krisht Perëndi, prano lavdërimin e engjëjve dhe këngët e fëmijve që këndojnë: I bekuar është ai që vjen të shpëtojë Adamin!
(Shkurtorja)