“Ti, o Krisht, o jetë…”
Ti, o Krisht, o jetë, ti u vure në varr, edhe Forcat Engjëllore çuditeshin, dhe lavdi këndonin për denjimin tënd.
Si po vdes, o jetë, si rri brenda në varr, kur pushtetin e armikut e shtype krejt, dhe prej Ferrit të varrosurit i ngjall.
Ty të madhështojmë, o Jisu Shpëtimtar, dhe nderojmë që të gjithë varrimin tënd, se prej vdekjes na shpëtove lavdërisht.
Ti që mate dhenë, o Jisu Kryembret, në një varr të vogël fare sot po banon, dhe të vdekurit prej varreve i ngre.
Krishti im i dashur, Mbret mbi qiell e mbi dhe, ç’do edhe ç’kërkon që zbrite në Ferr të zi? Mos do gjindjen njerëzore ta shpëtosh?
Zot’ i gjithësisë, si i vdekur u duk, dhe me vaje po vendoset në van- të ri, edhe varret prej të vdekurve i zbarz…