S
ot, më shumë se kurrë, i jepet një theks i veçantë rëndësisë dhe ndikimit të mjeteve të informi- mit publik (mass-media) në formi- min e personalitetit të njeriut. Pikë- risht, kjo ndodh sepse sot, si asnjë- herë, duke u stimuluar nga zhvillimi i teknologjisë, janë këto mjete infor- macioni, të cilat influencojnë masën e gjerë të popullit, influencojnë në formimin e imazhit tonë rreth që- ndrimeve dhe ngjarjeve, duam apo s’duam ne, në mënyrë të ndërgjegj- shme apo jo, influencojnë në sjelljen tonë, në ekzistencën tonë. Periudha e zymtë përgjatë një gjysmëshekulli prangosje, u përpoq të mbyste edhe belbëzimet ngashëruese të emrit të Zotit. Demagog) ia e kuqe e komu- nizmit ateist mund të lejonte çdo lloj keqpërdorimi të fjalës për të për- baltur çdo gjë fetare, sikurse dhe çdo gjë tjetër, e cila ekspozonte vlera shpirtërore dhe që mund të zgjonte ndërgjegjen e pastër të njeriut. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj ishte trashëgimi i një mungese të mirëfilltë fetare, madje duke anitur deri aty sa dhe teologët të përballen sot me vështirësinë e risjelljes së shumë termave dhe shprehjeve nga leksiku i atëhershëm i gjuhës fetare shqipe, si dhe me risitë terminolo- gjike sot.
Ka qëlluar jo pak herë që gaze- tarët të ngatërrojnë titujt e autorite- teve fetare, duke mos njohur në të njëjtën kohë edhe strukturat institu- cionale. Kjo është normale, për shkak të mungesës së informacionit nëpër shkolla, por edhe në mungesë të jetës aktive në pasqyrimin e ngjarjeve fetare. Në të vërtetë nuk ekzistojnë në vendin tonë gazetarë të profilizuar për çështjet fetare. Realizimi i këtij misioni do të ishte i domosdoshëm edhe efektiv për të ardhmen. Por ajo që duhet të kemi parasysh, nuk është mbajtja mend e titujve kryesorë të autoriteteve fetare. E mira do të ishte që këta tituj të evidentoheshin herë pas here dhe të jepej edhe shpjegimi seman- tik i tyre. Në këtë mënyrë gazeta- ri, por edhe publiku, do të kuptonte domethënien e termave të religjionit dhe të strukturave hierarkike të tij. Përshtypje të madhe më bëjnë disa
shkrime, që jo vetëm janë krejtë- sisht subjektive, por që tregojnë një mosnjohje elementare të realitetit të brendshëm të religjionit. Jo ve- tëm kaq, por arrijnë deri aty sa dhe të tregojnë mënyrën, që sipas tyre, duhet të funksionojë struktura e brendshme e tij….
Po t’ i referohemi rregullave të gazetarisë, do të shikojmë që re- spektimi i tjetrit është kusht thel- bësor për bashkëjetesën paqësore brenda komunitetit ku jetojmë dhe punojmë, brenda këtij morali të për- gjithshëm, të cilin e predikon edhe feja kur thotë: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Matt. 22:39), nëse bëjmë anatominë e realitetit
tonë shikojmë që jo pak herë cëno- het me dashje liria e njeriut për të cilin shkruajmë. Ekziston një aksi- omë e lirisë, e njohur nga të gjithë, që thotë: “Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”. Duke evokuar Biblën Dejl Kernixh (Dale Carnie- ge), një orator shumë i suksesshëm në Amerikë, në fillim të shekullit të kaluar këshillonte: “Bëj për të tjerët atë që do të doje të bënin të tjerët për ty”….
Fetë në tërësinë e tyre shumëdi- mensionale kanë shërbesat prakti- kat, procesionet terminologjinë dhe shumë aspekte të tjera të njohura apo të panjohura. Prandaj, duhet respektuar dhe nuk duhet të konsi- derohet i pavlefshëm ose arkaik fjalori fetar. Mënyra e të shprehurit ka rëndësi të veçantë, por siç thu- het edhe në gazetari: “Asgjë nuk ka vlerë, nëse nuk ka kuptim”. Thelbësore është që të ekzistojë një frymë bashkëpunimi dhe jo amullie në përdorimin e termave. Nuk duhet të paragjykohet se de- ndësia e fjalëve në terminologjinë fetare krijon shpërqëndrim; përku- ndrazi, në predikime dhe në librat e shenjtë gjendet një fjalor i pasur dhe shumë i kuptueshëm. Jo më kot
libri i parë i botuar në shtypshkro- njën “Gutenberg”, në vitin 1449, ishte Bibla.
Gjithkush është i lirë të shkruajë atë që mendon. Liria e fjalës dhe mendimit sanksionohet në kushte- tutën e çdo vendi, ashtu sikundër vetë liria në konceptin e thellë të saj është një dhuratë e Perëndisë. Nuk po kapemi pas lajmit të rapor- tuar, por pas një shkrimi që mban firmën e një individi me personalitet dhe njohje publike, që gëzon mbë- shtetje dhe lexueshmëri. Në të vër- tetë, çdo intelektual ka një njohje të përgjithshme në çdo sferë të je- tës. Por momenti më delikat është kur ai merr përsipër të shfaqet në
rolin e një autoriteti, i cili mban për- gjegjësi profesionale për ato që shkruan, pa qenë profesionist në fushën e caktuar, konkretisht për fenë. Duke mos qenë i tillë dhe duke mos pasur bagazhin e duhur, ab- stragon duke spekuluar ndoshta pa dashje me të vërteta të paqena, që qëndrojnë në nivelin e paragjykimit ose mentalitetit të krijuar brenda një suaze të caktuar njerëzish, duke u bërë pjesë e tyre dhe duke mos bë- rë diferencimin intelektual. Prandaj është i nevojshëm konsultimi shken- cor, juridik, historik, por sidomos fetar, për të dhënë argumente të shëndosha dhe bindëse rreth çësh- tjes së marrë në shqyrtim.
Kryepiskopi i Shqipërisë, Fort- lumturia e Tij, Imzot Anastasi, në librin e tij “Gjurmë nga kërkimi i tra- shendentes” thotë se: “Njohja më e shumtë e feve të ndryshme nuk përbën tashmë komoditet të dijes, por parakusht për të kuptuar fenomenin kompleks fetar”.
Duke parë zhvillimet e fundit të kontekstit fetar në botë, duket qartë se koha imponon domosdoshmë- rinë e njohjes së feve, në veçanti të atyre globale dhe të atyre që për- bëjnë faktor të rëndësishëm në je-
tën e një vendi. Njohja e këtyre feve duhet të sjellë si rrjedhojë logjike të saj, veçanërisht për të gjitha llojet e mjeteve të informimit publik dhe të drejtuesve të tyre, respekt për komunitetet fetare dhe për figurat qendrore të këtyre feve…
Akademia Teologjike Orthodhokse, Shën Vlash, Durrës