Mesazhi i Pashkëve të para të kremtuara pas persekutimit, në vitin 1992
Në vend që të përshkmajmë errësirën, le të ndezim
një llambadhë Pashke
tAnastasi
“Ku është, o Ferr fitorjajote? Krishti u ngjall dhe ti u mposhte.”
Ishte një epokë kur në këtë vend mbretëroi fryma e Ferrit. Një ateizëm i dhunshëm vriste ndërgjegjet, mbyste çdo gjë me vlerë që ka jeta njerëzore: liri- në, besimin dhe dashurinë. Të fuqishmit e asaj kohe kërkuan të vrasin Perëndinë në zemrat e njerëzve, kryqëzuan përsëri Krishtin, jo vetëm për pak ditë, por për vite me radhë.
E varrosën Atë dhunshëm, jo vetëm për pak ditë, por për dekada. Dhe e vulosën varrin me gurin e rëndë të heshtjes së
thellë. Dhe shpallën në formë panegjirike, me vendime kon- gresesh, se në Shqipëri vdiq Perëndia. Por atje ku të çme- ndur kërkuan të vrasin Perë- ndinë, shumë shpejt u zbulua se, përfundimisht ata vranë njeriun që është shëmbëlltyra e Perëndisë; dhe për më tej, shkrinë shoqërinë njerëzore, e cila nuk mund të jetojë pa Diellin e drejtësisë: Perëndinë. Ateizmi shkatërroi marrëdhë- niet individuale dhe shoqërore, u kalli frikën madje edhe lule-
ve në ara, duke mbjellur në vend kafkat e bunkerëve, duke e mbushur atë me varre të trishta, varre plot me frikë dhe me ankth.
Por kjo periudhë kaloi një- herë e mirë. “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vde- kjen shkeli, edhe të varrosurve jetën u fali”. Ky marsh i ortho- dhoksëve përmbledh atë çka po ndodh sot në Shqipëri. U ngjall Krishti, dhe bashkë me Të u ngjallën liria, shpresa dhe gëzimi në shpirtrat e njerëzve. Pashka përbën kulmin e besi
mit kristian orthodhoks dhe Ngjallja gjendet në zemrën e spiritualitetit orthodhoks, në shpirtin e besimtarëve ortho- dhoksë. Prandaj dhe porsa u lejua rikrijimi i Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipëri- së, me këtë mesazh filloi riorga- nizimi i saj. Të gjithë mbajnë mend sesi me fjalët “Krishti u ngjall!” në gojë udhëtuam në- për qytetet dhe fshatrat e Shqi- përisë si i dërguar i Patrikanës Ekumenike të Konstandino- pojës, të qendrës së orthodho-
(vijon në faqen 8)
Në vend që të përshkruajmë errësirën, le të ndezim një llambadhë Pashke
(vijon ngafaqja7) ksisë sonë, e cila kujdeset për besimtarët orthodhoksë në mbarë botën. Siguria e Ngjalljes mbush tani plot me dritë e fuqi zemrat tona dhe kënga e ngjalljes për dashurinë e shpresën jehon tani në qytetet, malet dhe luginat e këtij vendi dikur të kryqëzuar.
II
Me përshëndetjen gazmore “Krishti u ngjall!” e kremtojmë ne të krishterët Pashkën. Kjo fjalë përmbledh në vetvete kuptimin e thellë të Ngjalljes së Krishtit. Në Dhiatën e Vjetër fjala Pashkë ka kuptimin e dal- jes së popullit të Perëndisë nga robëria e Egjiptit drejt lirisë. Kisha e përdori këtë term për të shpallur Pashkën e re, të ci- lën e përuroi Krishti me Pësi- min, Kryqin dhe Ngjalljen e Tij. Dhe me të Krishti vulosi Dhiatën e Re të dashurisë, duke udhëhequr popullin që do ta pasonte në një jetë të re të lirisë, të fitores përfundimtare mbi fuqitë e errësirës e të vdekjes. “Pashkë e Zotit, Pa- shkë” këndojmë “se prej vdekjes në jetë dhe prej dheut në qiell na shpuri Krishti, Perë- ndia ynë duke kënduar himne fitoreje”.
Me Ngjalljen e Krishtit u krye një kalim i dyfishtë. Së pari, u plotësua kalimi i Perë- ndisë drejt njerëzimit, shpëtimi i gjinisë njerëzore, që nisi me Lindjen e Zotit tonë Jisu Krisht. Së dyti, me Ngjalljen bëhet i mundur edhe kalimi i njeriut drejt Perëndisë, drejt një udhe të re, që përfundimisht shpie në bashkimin me Të, në Hyjni- zimin e njeriut. Me Ngjalljen “lindi një jetë e re, një lloj i ri jetese, një ndryshim i vetë na- tyrës sonë”. Mbi këtë siguri të Ngjalljes u mbështet tërë be-
simi, përvoja dhe dëshmia e Kishës sonë.
“Po të mos ngjallej Krishti, i kotë do të ishte besimi ynë”. Gjinia njerëzore mimd të nde- shet akoma me vdekjen dhe frymërat vdekjeprurëse të pa- dr ejtësisë, të urrejtjes, të mëka-
tit, por vetë vdekja është e mundur njëherë e mirë, ajo është shkelur me vdekjen dhe me Ngjalljen e të Tërëfuqishmit, Zotit të gjithësisë, Jisu Krishtit. Dhe ai që bashkohet me Të, me anën e besimit, dashurisë dhe hirit të mistereve të Kishës së Trupit të Tij, do ta mundë edhe ai vdekjen dhe gjithçka lidhet me të dhe do të nxjerrë erën e keqe të saj. Ky është mesazi qe- ndror i ditës së sotme.
Sot “kremtojmë vdekjen e vdekjes, rrëzimin e ferrit, ni- sjen e një jete tjetër dhe him- nojmë me ngazëllime shkak- tarin”. Akoma më gjerë: Krishti me Ngjalljen e Tij mori nga Perëndia Atë çdo pushtet, në qiell e mbi dhe,z, ripërtëriti gjithësinë. Dhe ne psalim sot:
“U ndriçua gjithësia me Ngjalljen Tënde, o Krisht”.
III
Për çdo Pashkë, Kisha jonë na fton në një çlirim nga atmo- sfera e frikës dhe turbullimit, në fushën e shpresës dhe të
paqes; nga padija, në të vër- tetën e Perëndisë; nga errësira e mëkatit, në dritën e jetës më Krishtin; nga izolimi i egoizmit, në dashurinë aktive, në sho- qërinë më Krishtin; nga ajo çka jemi, në atë që Krishti i ngjallur dëshiron të bëhemi: njerëz të Tij, që të bashkërendojmë vull- netin tonë me vullnetin e Tij. Me këtë kuptim, le tzi urojmë njëri-tjetrit: Gëzuar Pashkën!
Po veç kësaj, veçanërisht si- vjet, bashkë me urimin e Ngjalljes: Gëzuar Pashkën, do të dëshiroja të shtoj një thirrje, e cila përmblidhet në shprehjen: Në vend që të përshkruajmë errësirën, le të ndezim një lla- mbadhë Pashke. Llambadha e Pashkës simbolizon dritën që shkëlqen nga varri i boshatisur
i Krishtit, dritën e shpresës dhe të fitores që shpërndan errësi- rën. “Ejani, merrni Dritë prej Dritës që s’perëndon”. Po, llambadha e Pashkës lidhet dhe me një dinamikë të posaçme. Drita e saj mund dhe duhet tzu jepet dhe llambadhave të tjera të afërta, të shuara, që të ndi- zen edhe ato. Dhe ka akoma shumë, që, për shkaqe të ndry- shme, mbajnë shpirtin e tyre larg nga drita e besimit. Akoma ka shumë nga vëllezërit dhe motrat tona, me ndjenja të holla dhe tendenca fisnike, që mbeten në errësirën e padi- jes, sepse i mbajnë akoma të lidhur frymët vdekjeprurëse të propagandës ateiste të së kalu- arës. Le tzi afrojmë të gjithë këta me respekt, me dashuri, dhe mirëdashje të sinqertë për të kremtuar së bashku këtë të kremte të madhe. “Le tzi ndiej- më të gjithë me rastin e Ngjalljes dhe kështu le të thërresim: Krishti u ngjall së vdeku- rish…”.
Në vend që të mbetemi në errësirë, le të ndezim brenda nesh një llambadhë të Pashkës. Në vend që të përshkruajmë errësirën, le të ndezim një lla- mbadhë për ata që kemi pë- rreth nesh, le të ndezim shumë llambadha Pashke në shoqëri- në tonë, në mënyrë që edhe marshimi i ri përpara i popullit fisnik të Shqipërisë të bëhet një Pashkë e re gëzimi.
Me këtë triptik, të dashur vëllezër, le ta panagjerizojmë Pashkën e sivjetme. Përshë- ndetja jonë: Krishti u ngjall! Urimi ynë: Gëzuar Pashkën! Le të mbajmë parasysh gjith- monë: Në vend që të përshkru- ajmë errësirën, le të ndezim një llambadhë Pashke. Krishti u ngjall!
tAnastasi