Ikonat dhe objektet e tjera kishtare, siç dihet, janë pronë fizike dhe shpirtërore e Kishës dhe e Komunitetit Orthodhoks, të cilit i kanë shërbyer dhe i cili i ka porositur dhe finan- cuar gjatë gjithë historisë së ndërtimit dhe dekorimit të objekteve të kultit.
Një monument kulture konsiderohet i tillë me të gjithë inventarin e objekteve dhe të dekoracioneve që ai përmban. Pra dhe ikonat ja- në pjesë e pandashme e mo- numentit dhe largimi e për- dorimi i tyre në mënyrë të ndashme nga objekti ku ja- në marrë, do të cënonte rë-