EmailFacebookKontakt

Ikonat t’i shërbejnë komunitetit që i ka krijuar

– Vazhdojnë veprimet autonomike të institucioneve shtetërore, që bien ndesh me ligjin për trashëgiminë kulturore –

Duke u nisur nga shkrimet e di- tëve të fundit per restaurimin dhe ekspozimin e 83 ikonave nga fondi i Muzeut të Artit Mesjetar të Kor- çës, në Selanik të Greqisë, i rikthe- hemi një problem! që, për fat të keq, në vijueshmëri na shfaqet me fytyra të ndryshme: ai i pronësisë së ikonave të magazinuara në in- stitucionet ton a të kulturës.

Për të qartësuar lexuesin, po kujtojmë historinë e ikonave, të cilat pak kohë më parë iu kaluan padrej- tësisht nga një urdhër absurd i Mi- nistrisë së Kulturës për kalimin një numri ikonash nga fondi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, fo- ndit të Muzeut Kombëtar.

Ne na duhet të sqarojmë se ikonat, për të cilat bëhet fjalë, janë tërhequr nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (si dhe nga insti- tucione të tjera) nga kishat e shpa- llura monument kulture, por edhe nga kisha të tjera, me qëllim mbroj- tjeje dhe ruajtjeje nga grabitjet dhe dëmtimet e ndryshme që ato mund të pësonin në kushtet e vështira dhe të pasigurta që ka kaluar vendi ynë, si dhe nga gjendja jo e përshtat- shme e shumë prej tyre. Një pjesë tjetër janë tërhequr nga institu- cionet e kulturës edhe për qëllime studimi e restaurimi. Në çdo rast, ky veprim është konsideruar provizor, me qëllim që në të ardhmen, me krijimin e kushteve të përshtat- shme, ato të rikthehen në objektet e kultit prej nga janë marrë.

Në ligjin për trashëgiminë kulturore, i cili është miratuar në vitin 2003, janë të qarta nenet dhe nën- nenet, dhe se si veprohet në raste specifike dhe të zakonshme me objektet e trashëgimisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme.

Në rastin e ekspozimit dhe të restaurimit të objekteve të trashë- gimisë kulturore ligji i përcakton saktësisht procedural për këtë veprim dhe më saktë, neni 19, pika 3, thotë: “Lëvizja e objektit të tra- shëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta, kombëtare dhe unikale për ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Proce-

durat e këtyre lëvizjeve përcak- tohen me udhëzimet e Këshillit të Ministrave, sipas konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë për këtë qëllim. Në çdo rast leja e lëshuar regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore?’

Pra, duke u mbështetur në ne- nin e mësipërm, kemi të drejtë të kërkojmë se si janë ekspozuar dhe restauruar ikonat e sipërpërme-

ndura kur në një nga gazetat e për- ditshme drejtori i muzeut thotë: “Unë si drejtor, po ashtu edhe ve- të stafi i muzeut, duke parë këtë interesim, vendosëm që ikonat e restauruara të ekspozohen?’

Për ndërhyrjen dhe restaurimin e ikonave duhet të paraqiteshin paraprakisht projekte për konservi- min e tyre sipas nenit 17, pika 5 dhe 6 që thotë: “Punimet e restau- rimit, të cilat kryhen nga organi- zmat jashtë sistemit të institucioneve shtetërore, të ngarkuara për mbrojtjen, konservimin, restaurimin e studimin e tyre, mbikëqyr- jen detyrimisht ne këto instituci- one. Projektet e restaurimit në çdo rast paraqiten dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve?’

Në shumë raste, duke u nisur edhe nga rasti i mësipërm, institu- cionet që merren me trashëgiminë kulturore nuk njohin ligjin dhe ma- rrin vendime të nxituara dhe jashtë kompetencave të statusit të tyre.

Një aspekt tjetër shumë i rëndë- sishëm, i cili nuk është marrë para- sysh, është koordinimi i marrëdhë- nieve me pronarin legjitim të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Në rastin tonë, ikonat dhe objektet e tjera kishtare, siç dihet, janë

pronë fizike dhe shpirtërore e Ki- shës dhe e komunitetit orthodhoks, të cilit i kanë shërbyer dhe i cili i ka porositur dhe financuar gjatë gjithë historisë së ndërtimit dhe dekorimit të objekteve të tyre të kultit. Në ligjin për trashëgiminë kulturore janë të përcaktuara qartë marrëdhëniet, të cilat rregullojnë raportet e bashkë- punimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe pronarit të objektit që përbën fond për trashëgiminë kulturore. Neni 16, pika 1 thotë: “Institucionet e specializuara shte- tërore në marrëveshje me prona- rët dhe zotëruesit e objekteve të tra- shëgimisë kulturore, krijojnë ku- shte për ekspozimin e këtyre objekteve për publikun. ” Kurse, në rastin e mësipërm, Kisha Orthodhokse

nuk ka as të paktën një njoftim të thjethtë për veprimet dhe lëvizjet që janë bërë me 83 ikonat e restauruara dhe të ekspozuara tashmë.

Në kohën kur Kryeministri ak- tual i Shqipërisë premton, për kthimin e pronave dhe të objekteve që historikisht i përkasin komunite- teve fetare në Shqipëri dhe që ka filluar të realizojë kthimin e tyre, duke përfshirë këtu dhe objekte monumente kulture të cilat i përka- sin trashëgimisë kulturore, ka edhe të tilla institucione, të cilat nuk dalin dot nga koraca e tyre shumëvjeça- re dhe që vazhdojnë ta mbajnë ve- shin e shurdhër si ndaj zhvillimeve të marrëdhënieve ndërinstitucio- nale ashtu dhe ndaj ligjeve në fuqi, të cilat janë të detyruara t’i zbatoj- në. Duke mos diskutuar aftësitë e tyre profesionale, dalim në konklu- zionin që institucionet shtetërore nuk duhet të përdoren si institucione private dhe të pavarura, të cilat vetëvendosin në mënyrë të gabuar për çdo gjë që ato momentalisht zotërojnë në fondet e tyre, por duke bazuar ligjet të cilat janë rregu- llatorë të domosdoshëm, duhet të krijojnë hapësirë bashkëpunimi ndërinstitucional në mënyrë që të bëhet çka është më e mirë për objektet tona që janë përfaqësues të padiskutueshëm të trashëgimi- së sonë kulturore.

Dhe në përfundim arrijmë të themi se një monument kulture konsiderohet i tillë me të gjithë inventarin e objekteve dhe të dekoracioneve që ai përmban. Pra, dhe ikonat janë pjesë e pandashme e monumentit dhe largimi e përdori- mi i tyre në mënyrë të ndashme nga objekti ku janë marrë, do të cënonte rëndë vlerat për të cilat ato janë vënë në mbrojtje.

Funksionimi i natyrshëm i objekteve monument kulture është ai fi- llestari për të cilat ato janë të asa- mbluara të funksionojnë në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë komunitetit i cili i ka krijuar.

Për Bërthamën e Trashëgimisë
Kulturore

Ark. Restaurator
Gentian (Joan) Stratobërdha