Kryepiskopi i ftuar në simpoziumin
për filozofinë greke
Në datat 6-7 prill, Shoqata Shqiptare e Filozofisë Greke organizoi në mjediset e Hotel “Tirana”, një simpozium kushtuar rolit të kësaj filozofie në historinë botërore, deri në ditët tona. Në këtë veprimtari, ku referuan shkencëtarë të njohur shqiptarë dhe grekë, ishte i ftuar nderi dhe mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas.