Të dhëna për Qendrën
Diagnostike:
Qendra Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi” në Rrugën e Dibrës, është hapur në vitin 1999, duke qenë ndër më bashkë- kohoret dhe më konkurueset me simotrat e saj në vend dhe në ra- jon. Kjo qendër është një nga më modernet në Shqipëri dhe në të ekzistojnë kabinete të ndryshme, si i Fizioterapisë, Reumatolo- gjisë (i pajisur me aparatin e tek- nologjisë së fundit dhe të vetmin e këtij lloji në Shqipëri për matjen e densitetit kockor), Radiolo- gjisë, Kardiologjisë (provë ushqi-
more, holteri, Echo, Ekg etj), Neurologji, Psikiatri, Kirurgji, Gjine- kologji, Pediatri si dhe laboratorët: klinik, biokimik, mikrobiologjik, cito-histo-patologjik dhe ai dentar, të cilët u vijnë në ndihmë mijëra pacientëve. Shërbimi u ofrohet të gjithë njerëzve pa dallim besimi. Qendra është me karakter jofitimprurës. Pagesa është e arsyeshme dhe të ardhurat shkojnë për mirëmbajtjen, funksionimin, rinovimin dhe pajisjet e reja.