EmailFacebookKontakt

“Dhuratë për mbarë shoqërinë”

“Dhuratë për mbarë
shoqërinë ”

– Nga përshëndetja e
Kryepiskopit Anastas në
përurimin e skanerit –

K

y aparat do të jetë një mjet tepër i vyer, për klinikën këtu, që do t’i shërbejë mbarë popullit. Përdorimi i kësaj aparature duhet të bëhet me durim dhe duke vazh- duar zinxhirin e dashurisë që e solli deri këtu. Duhet të tregohet dhemb- shuri për çdo person, për çdo njeri, pavarësisht se çfarë gjendje sho- qërore ka, apo se në çfarë komuni- teti bën pjesë. Kjo pajisje nuk është diçka që nuk ka shpirt, aparaturë pa shpirt. Ajo lidhet me besim në lidhje me përdorimin, ka shumë shpresë brenda vetes dhe shumë dashuri. Shpresojmë që do të jetë një transmetues, përcjellës i këtyre tri gjërave që përmendëm jo vetëm këtu në kryeqytet, por në mbarë shoqërinë e vendit. Shoqëria jonë është në një fazë të progresit dhe (vijon nëfaqen 4)

“Dhuratë për mbarë shoqërinë”

(Vijon ngafaqjad) të ngritjes dhe çdo hap pozitiv që kryhet nga çdo lloj grupimi sho- qëror është një dhuratë për mbarë shoqërinë shqiptare.

Falënderojmë të gjithë ju, se në personin tuaj dhe në sytë tuaj ne shohim që kemi miq e mbështetës për këtë përpjekje dhe ne urojmë gjithsecilin në fushën ku ai punon që të rrezatojë këtë të vërtetë, këtë dashuri dhe këtë shpresë.

Kryepiskopi Anastas iu drejtua të pranishmëve edhe pas prerjes së shiritit të përurimit:

Po lë për në fund diçka, që si zakonisht vjen si shumë zyrtare në traditën tonë orthodhokse. Të gjitha aparaturat më të përsosura që kemi sjellë, po nuk patëm njerë- zit e aftë që t’i përdorin ato, nuk bë- het asnjë gjë. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për grupin e zgje- dhur të mjekëve që punon në këtë qendër.