EmailFacebookKontakt

Studentët e Akademisë Teologjike, turne për prezantimin e shkollës

Tiranë

Prezantimi i parë u bë në dioqe- zën e Tiranës e më pas turneu do të vazhdojë në dioqezat e Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës.

Studentët e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” kanë nisur një turne nëpër dioqezat e Ki- shës sonë për të prezantuar shko- llën dhe punën e saj në përgatitjen e kuadrove të rinj.

Me iniciativën e tyre dhe mbë- shtetjen e Dekanit të Akademisë, Hirësi Ilia Ketrit, studentët e vitit të katërt do të udhëtojnë në disa qy- tete të vendit për t’u takuar me të rinjtë e enorive të ndryshme, për t’u shprehur atyre dobinë dhe për- jetimet nga jeta në akademi. Që- llimi kryesor është që të afrojnë sa më shumë rininë shqiptare në jetën më Krishtin si dhe për t’iu bërë një ftesë për të ndjekur studimet në këtë shkollë.

Programi i këtij aktiviteti permban një paraqitje me fotografi të historisë së krijimit të akademisë,

momente nga jeta në shkollë, psal- me të kënduara nga vetë studentët dhe një vend të veçantë zë edhe dëshmia e çdo studenti për mëny- rën sesi vendosi të ndiqte studimet në këtë shkollë dhe çfarë ka për- fituar prej saj.

Studentët janë të pasur në shpir- trat e tyre kur shkojnë në akademi dhe pasurohen më shumë gjatë vite- ve atje me ecurinë e tyre në mësi- me, por pikë së pari në ecurinë e tyre

shpirtërore duke përjetuar jetën shpirtërore në adhurim, lutje, në përqëndrimin e tyre në dialog me Krishtin të cilën e bëjnë në një më- nyrë fisnike, por që ushqehet në je- tën e tyre familjare të akademisë. Gjithashtu rriten në marrëdhëniet e tyre shoqërore nëpër dioqezat e ndryshme të Shqipërisë për të pre- dikuar, për katekizëm, për të marrë pjesë në drejtimin e jetës së enorive të tyre, të dërguar si apostujt për

të ringjallur orthodhoksinë në Shqi- përi.

“Misioni i këtij projekti të aka- demise është t’u bëjë një thirrje të rinjve për të marrë në konsideratë të ardhmen. Dhe kur mendohet për të ardhmen, është mirë që të rinjtë të marrin në konsidetarë Kishën dhe akademinë tonë. Ata janë të ftuar gjithmonë të na bëjnë një vizitë, të njihen me jetën tonë që me shpresë të bëhet edhe jeta e tyre, të kenë marrëdhënie miqësore me studentët e akademisë, të di- skutojnë dhe të luten”- tha Hirësi Ilia.

Shumë prej studentëve të aka- demise, djem dhe vajza, kanë pra- nuar thirrjen e Zotit të shërbejnë si klerikë, pjesëtarë të tjerë në kor dhe në shërbime të tjera të Kishës duke dhënë kështu një ikonë të plotë që Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” arrin qëllimin e saj të shenjtë.

Isidor Koti