EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Këshilli Botëror i Kishave

Më 20 janar 1994, Komiteti Qendror i Këshillit
Botëror të Kishave pranoi Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë si anëtaren më të re. Por, siç
do të theksonte Kryepiskopi Anastas, Kisha jonë ishte
e përfshirë në lëvizjen ekumenike që përpara Luftës II
Botërore dhe po të mos ishte regjimi komunist, me siguri
do të ishte ndër anëtarët themelues të WCC në vitin
1948. (Kryepiskopi Anastas ka qenë disa herë mod­
erator dhe referues kryesor në asambletë dhe
veprimtaritë e WCC.)
Në Asamblenë e vitit 1998, në Harare, Kisha jonë
ishte pjesëmarrëse me të drejta të plota dhe Kryepiskopi
u zgjodh anëtar i Komiteti t Qendror, ku është shquar
për një kontribut të vazhdueshëm dhe akti v.