“Dinamika
e së vërtetës”
Intervistë me Fortlumturinë e Tij Anastasin (Janullatos), Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, President i ri i Këshillit Botëror të Kishave (realizuar nga Antoine Arjakovsky, Porto Alegre, 23 shkurt, për Orthodoxie. com)
AA:Fortlumturia Juaj, ju u zgjodhët dje President i Këshillit Botëror të Kishave, së bashku me 7 personalitete të tjera të mëdha të botës së krishterë, cilat janë përparësitë e veprimtarisë për dëshminë ndërortho- dhokse dhe ekumenike në botë?
Kr. Anastas: Unë ndiej nevojën e të krishterëve për të qenë bashkë. Sigurisht, ne nuk mund të kapërcejmë vetëm në tre breza gjithë vështirësitë e grumbulluara midis të krishterëve gjatë shekujve. Por për ta, për të krishterët, të qenit së bashku nuk është vetëm një dëshirë e devotshme, por një nevojë. Sot, kur në botën e globalizuar shumë çështje, si teknologjia, sporti apo arti, nuk mbeten më në nivelin lokal apo etnik, nuk është më e mundur për të krishterët të qëndrojnë të ndarë dhe të izoluar.
Në të njëjtën kohë, duhet të jemi realistë; nuk jemi ne që do zgjidhim të gjitha problemet. Nga çdo kishë lokale ka tendenca pronacionale dhe prokulturore. Por, ne kemi një forum, Këshillin Botëror të Kishave. Kjo nuk është një ëndërr, është një realitet i rëndësishëm.
AA: KBK(WCC) nuk është vetëm një forum. Gjatë kësaj asambleje u fol gjithashtu për një shkallë tjetër të pjesëmarrjes në këshill, bazuar në Simbolin e Besimit të Nikesë, në
njohjen e ndërsjelltë të pagëzimit midis kishave.
Kr. Anastas: Po, në fakt është e rëndësishme ndërsa flasim për të krishterë, që të dimë kush është i krishterë. Identiteti i krishterë është kushti “sine qua non” për të marrë pjesë në këshill. Identiteti i krishterë do të thotë që ju pranoni të vërtetën bazë të Krishterimit. Kur themi “Perëndi, me Hirin tënd, transformoje botën”, që është tema e asamblesë, ne e dimë se ky hir nuk është diçka abstrakte; ne e dimë që bëhet fjalë për Hirin e Perëndisë, që u mishërua në personin e Krishtit, që vepron vazhdimisht në botë nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Eshtë predispozita bazë për të marrë pjesë në këtëfellow ship (vëllazëri).
Por ama bëhet fjalë vetëm me një fellowship. Nuk është një komunion (kungim). KBK nuk
është një superkishë. Orthodhoksët gjithmonë janë lutur për unitetin e kishave. Kjo ka qenë gjithmonë një dëshirë e thellë e tyre. Tashmë ne ftohemi të marrim pjesë në këtë përpjekje për unitet. Kur sjell ndër mend rininë time, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të tjerët ishin armiq…
AA: Cilët ishin armiqtë tuaj?
Kr. Anastas: Katolikët! Luteranët! Etj. Por tashmë kemi mundësinë t’i njohim “të tjerët”, t’i respektojmë, dhe njëkohësisht të lutemi për ta. Kisha Orthodhokse ka një përgjegjësi të madhe për të dëshmuar atë çka është. Ky është prioriteti ynë kryesor.
Ne duhet gjithashtu të bëjmë të njohur tek të krishterët e tjerë të gjitha diskutimet tona, gjithë (vijon në faqen 8)
(vijon ng a faqja 7)
“Dinamika e së vërtetës”
1
ndërgjegjen tone kishtare, tërë dinamikën e kultit tonë. Kisha Orthodhokse nuk është një maze, por realiteti i gjallë i Trupit të Krishtit, që përqafon të gjitha, dhe jo vetëm një pjesë të botës.
AA: Orthodhoksët nuk e kanë ndjerë gjithmonë veten mirë në Këshillin Botëror të Kishave?
Kr. Anastas: Ne kishim përgjegjë- sinë të ishim në krye të zhvillimeve. Ne nuk duhet të qëndrojmë në periferi, atje ku të tjerët do të ven- dosin për ne. Në fillim në KBK ki- shte dyshim nga ana e orthodhoksë- ve për sa i përket botës protestante, sepse ishim një minoritet. Por, e vë- rteta ka dinamikën e saj. Përgje- gjësia jonë është që të ndajmë me të tjerët të vërtetën që kemi marrë nga Perëndia. Orthodhoksët duhet të japin dëshmi jete. Ne nuk duhet të shprehim ide të bukura e të bëjmë në mënyrë skizofrenike të kundërtën e atyre që themi.
Ekumenizmi është një pasurim për të tjerët, por gjithashtu edhe për orthodhoksët. Nuk është një udhë- tim me një kah të vetëm. Ka ndaije të përvojave. Çdo kishë lokale duhet të ofrojë më të mirën e asaj që zotëron. Kisha Orthodhokse duhet ta vërë theksin tek teologjia e saj, tek historia, tek tradita, tek pasuria e së shkuarës. Duhet të shpjegoj-
më, se tradita që ne bartim nuk është një iluzion, por një realitet që nis nga mijëvjeçari i parë. Duhet të japim një dëshmi të këtij realiteti. Dhe shpesh, më e rëndësishmja nuk është vetëm ajo çka themi, por ajo që jemi. Të jesh i krishterë ortho- dhoks në gjithë aspektet e jetës – kjo është një sfidë e madhe.
AA: Si e përcaktoni ju spirituali- tetin e krishterë?
Kr. Anastas: Spiritualiteti ortho- dhoks është një gjendje përkatësie në mënyrë të vazhdueshme në Krishtin, nëpërmjet kërkimit të
Shpirtit të Shenjtë. Nëse e lëmë këtë mënjanë, nuk do të kemi asnjë ndikim. Vërtet, orthodhoksët duhet të jenë simbol i traditës së një Ki- she, të Shenjtë, Katholikee Apostolike.
AA: Gjatë ceremonisë së hapjes së asamblesë, në fjalën tuaj, ju shpjeguat se ashtu si disafizika- ntë nuk mund ta ndajnë masën, peshën dhe gravitetin, Perëndia që në filUm bashkoi të vërtetën, mirësinë dhe të bukurën.
Kr. Anastas: Po, në duhet të kër- kojmë këtë unitet të bukurisë, mi- rësisë dhe të vërtetës. Eshtë detyra
jonë, dhe ne duhet ta bëjmë pa ankth. Nuk jemi ne që shpëtojmë Kishën. Jemi ne që shpëtohemi në Kishë. Nuk jemi ne që shpëtojmë Krishtin. Ai nuk ka nevojë për ne në këtë drejtim. Le të jemi të lirë ngaky ankth për rezultatet. E di se ka gjithmonë njerëz që janë në kërkim të statisti- kave dhe rezultateve të matshme. Por ç’do të thotë ky sukses? Duhet të synojmë që suksesi tëjetë autentik, të jetë në Krishtin, të jetë i lirë, t’u ofrojë gjithçka ne disponojmë me përulësi dhe gëzim. Tëjemi të tillë! Eshtë më e rëndësishmj a nga aj o që na kërkon Perëndia. Duhet të jemi para se të flasim.