E Diela e Katërt e Kreshmëve i kushtohet Shën Joanit të Shkallës (Kli- makut), autorit të librit Shkalla e Ngjitjes Hyjnore. Igumeni i Manastirit të Shën Katerinës në malin e Sinait (shekulli i 6-të), qëndron si një dëshmitar për përpjekjet e forta që nevojiten për të hyrë në Mbretërinë e Perëndisë (Matheu 11:12). Lufta shpirtërore ejetës së krishterë është reale, “jo kundër gjakut e mishit, por kundër… sunduesve të botës së errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore…” (Efesianët 6:12). Shën Joani i inkurajon besnikët në përpjekjet e tyre, sepse sipas Zotit, vetëm “kush do të durojë deri në fund ky do të shpëtojë” (Mathëu 24:13).