EmailFacebookKontakt

Korce, 17 mars 1991 – Nje pervjetor domethenes i Kishes se ringjallur

Korçë, 17 mars 1991

Një përvjetor domethënës i Kishës së ringjallur

Ç’është 17 marsi? Për shumicën e njerëzve është thjesht një ditë kalendarike, thjesht një nga 365 ditët e vitit, kurse për të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë është një ditë e veçantë.

Të gjithë e dimë që gjatë regjimit komunist kushdo që shprehte ndjenja besimi kishte pasoja, duke filluar pushim nga puna e fatlum ishte ai që nuk kishte fatin e qindra klerikëve e laikëve të intemuar e të vrarë nga regjimi. E me gjithë persekutimet, besimtarët nuk ngurronin të bënin festat e mëdha.

Viti ’91, është koha kur shoqëria shqiptare filloi ndryshimet e mëdha dhe besimi fetar filloi shfaqjen e tij haptazi edhe besimtarët filluan të merrnin frymë lirisht e të shkonin nëpër vendet e shenjta duke adhuruar Zotin e duke formuar enoritë e para. Në këtë kohë brezi i besimtarëve të vjetër duke ditur që pa një kryesi, pa një sinod me dhespotë nuk mund të quheshin kishë, morën nismën e mbledhjes së përfaqësuesve të të gjitha enorive në një koferencë (Vijon në faqen 10)

(Vijon ng a faqja 9)

për të formuar të parën kryesi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë postkomuni- ste. Ata ishin të vetëdijshëm që kjo strukturë do të ishte në fillim laike, sepse dhespotët kishin fjetur dhe priftërinjtë e mbetur numëro-heshin me gishta.

Iniciativa për këtë gjë lindi në Korçë, në këtë qytet të vjetër dhe me tradita për sa i përket besimit dhe kulturës dhe për të shprehur më saktë vlerësimin për këtë qytet, po citoj fjalët e të nderuarit z. Dhimitër Beduli në përshëndetjen e tij drejtuar konferencës në emër të kishës së Tiranës: “.. .dhe tani në këto rrethana të vështira, ose më saktë, jashtëzakonisht të vështira, për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, prapë Korça po merr flamurin ne dorë, julumtë…”.

Disa nga anëtarët e shoqatës me emrin “Mbajtësit e Kryqit”, të mbështetur nga lutjet e

anëtarëve të tjerë të shoqatës, si motrat Cico., znj Berta, z. Grigor, z. Jani etj,. shkuan qytet më qytet, duke krijuar enoritë ose duke ven- dosur lidhje me ato enori që ishin krijuar, për të organizuar këtë takim të rëndësishëm.

Anëtarët e kishës së Korçës kishin marrë masa për sistemimin e pjesë- marrësve në hotelet e qytetit, duke paguar fjetjen dhe ngrënien e tyre me paratë e dhëna nga besimtarët e qytetit.

Dhe erdhi ora e Zotit! Përfaqë- suesit e kishave nga e gjithë Shqipëria mbushën sallën e pallatit të kulturës. Mbledhja filloi me një shërbesë dhe lutje drejtuar Perën- disë për ndriçim, për të marrë

vendime të drejta e vazhdoi sipas programit të punës:

.Fjala e z. Sotir Bambulli se si u airit bashkimi i gjithë kishave dhe projekt – programi.

Jani Trebicka (sot papa Jani) do të raportonte punët e bëra nga kjo shoqatë (Mbajtësit e Kryqit). për organizimin dhe funksionimin e kishave.

Punët e bëra nga kisha e Beratit.

Punët e bëra nga kisha e Pogradecit.

Përshëndetja e zotit Dhimitër Beduli, drejtor i seminarit të klerikëve para 1945.

Përshëndetja e kishës së Lushnjës.

Përshëndetja e kishës së Durrësit.

Diskutime rreth projekt-programit.

Zgjedhja e kryesisë.

Në fund, pas diskutimeve që ndoqën njëra- tjetrën konferenca doli me vendimet e saj:

Të luftojmë me çdo kusht për të sjellë si eksark profesor doktor Anastas Janullatosin, caktuar nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës (pas kërkesave të bëra nga kjo shoqatë) dhe ne ta kemi Kryetar të Kishës, se pa episkop s’ka si të ekzistojë Kisha.

Çdo dioqezë të luftojë për të gjetur klerikët ose murgjit që jetojnë. Brenda datës 10 prill 1991, të dërgohen emrat dhe vendi ku banojnë.

Të dërgohen listat e kishave ekzistuese dhe të shkatërruara nga monizmi (10 prill ’91).

Të grumbullohen librat kishtarë.

Liturgjia të mbahet në gjuhën sipas minoriteteve.

Të merren kishat muze si dhe ikonat, ikonostaset, kambanat fronet e dhespotëve, prosqimatarët etj.

Të ngrihen këshillat kishtarë në fshatra dhe në qytete.

Të luftohen praktikat e vjetra që cënojnë direkt Kishën tonë. Të vendoset një arkë me çelës në çdo kishë dhe njerëzit, dhuratat t’i hedhin atje. Klerikët mos marrin lekë brenda kishës në dorë, që kisha mos kthehet në dyqan ashtu siç Krishti na mëson (Jn. 2.13-17). Lekët e mbledhura të ndahen simbas rregullave të nxjerra nga kryesia e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare deri në krijimin e sinodit.

Klerikët të mbajnë uniformën e priftit (rraso të zeza me kamillaf).

Të gjenden psaltët e mbetur dhe të përgatiten psaltët e rinj (çdo dioqezë).

Në kishë të zotërojë muzika bizantine (tradita e Kishës sonë).

Të dalë kalendari kishtar.

Klerikët të meshojnë edhe në fshatra.

Të vëzhgohen djem të rinj që janë të ndershëm dhe që e duan Kishën për t’u bërë kandidatët e parë për klerikë. (Të kenë shkollë të mesme e të lartë.)

Të kemi harmoni me sektet fetare (Praktika e kaluar e Kishës sonë).

Data 17 mars të meshohet anembanë Shqipërisë për të kujtuar ditën e rilindjes së Kishës sonë.

Krahas vendimeve konferenca zgjodhi dhe Këshillin e Përgjithshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.

Që nga kjo ditë kryesia vijoi punën e saj që u kurorëzua me ndihmën e Zotit me ardhjen e Kryepiskopit Anastas, “Bariut të mirë” te grigjës shqiptare dhe themelit te ringjalljes së Kishës Shqiptare, dëshmitarë okularë të veprës madhështore të të cilit jemi edhe ne..

Për nder të kësaj dite na bie barra ne, brezit të ri, që ta mbajmë në kujtesë dhe për nder të vuajtjeve të tyre tëndezim qirinj etë lutemi si një shenjë respekti për ata që u munduan e punuan për ringritjen e kësaj Kishe, për ata që sot janë midis nesh dhe për ata të cilët Zoti i ka thirrur pranë Vetes.. Thimi Lapi