EmailFacebookKontakt

E Diela e Trete e Kreshmeve

E Diela e Tretë e Kreshmëve, është e Nderimit të Kryqit. Kryqi qëndron në mes të Kishës, pothuaj në mesin e kreshmës, jo vetëm thjesht për t’i kujtuar njerëzit për shpëtimin e bërë nga Krishti dhe për të mbajtur parasysh që- llimin e përpjekjeve të tyre, por edhe gjithashtu për ta nderuar, si atë realitet, me anë të cilit njeriu mund të rrojë dhe të shpëtohet. “Ai që nuk e merr kryqin e tij dhe nuk vjen pas meje nuk është i denjë për mua”, tha Krishti (Matheu 10:38). Sepse në Kryqin e Krishtit të Kryqëzuar qëndrojnë “fuqia e Perëndisë dhe dituria e Perëndisë” për ata që janë shpëtuar (I Ko- rinthianët 1:24).