PAKHISTORI
DHE ARKTTEKTURAE KISHËS
Kisha ngrihet jashtë vendbanimit të fshatit Libofshë dhe kurorëzon majën e një ngritjeje kodrinore të terrenit, duke krijuar theksimin kryesor në siluetën e shtrirë të fshatit. Përreth kishës ndodhen varrezat e vjetra të fshatit.
Kisha e Shën Gjergjit është përfaqësuese tipike e një variant! të veçantë ndërtimesh kishtare, i përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë gjysmës së dytë të shek. 18 dhe fillimit të shek. 19. Ajo përbëhet nga naosi i lartë në qendër, i cili rrethohet nga hajate të mbyllura në tri anë dhe nga kulla e lartë e kambanores. Naosi ndahet nga dy radhë kolonash druri në tre nefe, të cilat mbulohen me tavane druri. Në çiftin lindor të kolonave mbështetet ikonostasi prej druri të gdhendur.
Nga hajatet e mbyllura që e rrethojnë naosin, pjesa perëndimore është më e gjerë dhe lot rolin e narteksit. Kjo pjesë paraprihet nga një hajat i hapur.
Në qendër të pamjes perëndimore ngrihej kulla e lartë e kambanores, e cila ishte ndërtuar në një kohë më të vonë.
Në pamjen e jashtme kisha ka një kompozim volumor të shkallëzuar. Në qendër ngrihet vëllimi prizmatik i naosit, i mbuluar me çati dyujëse, ndërsa më poshtë shtrihen çatitë e ulëta të hajateve. Në pamjen perëndimore hajati i hapur krijon një ndjenjë lehtësie, ndërsa kulla e kambanores formonte theksimin e duhur vertikal.
Muratura e kishës është e ndërtuar me gurë shtufi, ndërsa ajo e hajateve është e dobët, e ndërtuar me skelet druri dhe e mbushur me gurë të lidhur me llaç balte. Në pamjen lindore spikat apsida, e ndërtuar bukur me blloqe të gdhendur guri gëlqeror dhe e zbukuruar me një harkadë të verbët. Vende-vende në muraturë janë murosur fragmente arkitektoniko- dekorative antike, siç duket të marra nga Apolonia ose qendrat e tjera antike të krahinës.
Sipas mbishkrimit të mëposhtëm, kisha është e ndërtuar në vitin 1776 dhe është pikturuar në vitin 1782 nga piktor Konstandini dhe i biri, Terpua, nga familja e njohur korçare e Zografëve.
“në vitin 1782 është pikturuar në kohën e pëshkopimit të shumëditurit të gjithëhirshëm mitropolitit të Beratit Zotit Joasaf, me kontributin dhe shpenzimet e të shumëditurit të hirshëm, igumenit të Ardenicës, zotit Kliment dhe të shumëdi- turit muzikant, igumenit zotit Manasi, të priftë- rinjve: zotit Mihai hartofillaku (arkivist), të zotit Papa Nikollës, të zotit Papa Vasilit, zotit Papa Thanasit, të zotit Papa Petre, të zotit Papa Kristos dhe të subashëve zotit Naka Bushi dhe Gjergji Athanasi dhe të Andresë dhe (…) Dhimitrit dhe të Sotir Subashit dhe Paskut Vas (…) dhe të burrave e të grave te tjera, të cilët t’i meritojë Zoti Perëndi në mbretërinë e qiejve, dhe i perjetshëm [qoftë] kujtimi i tyre. Në muajin mars 10. Busnian [piktori?] dhe Kosta [Kandillafti]”