Konferenca e Kishave Evropiane është një organizatë e the- meluar që në vitin 1959, në të cilën marrin pjesë 126 kisha, si orthodhokse, protestante, angli- kane dhe kishat e vjetra angli- kane nga e gjithë Evropa si dhe 43 organizata në asociim. Anëta- re e saj me të drejta të plota është dhe Kisha Orthodhokse Autoqe- fale e Shqipërisë. KKE ka edhe një bashkëpunim të ngushtë me Konferencën Evropiane të Epi- skopëve Katolikë. Në këtë orga- nizatë të krishterë, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme janë angazhuar që të jetojnë dhe të dëshmojnë së bashku nën frymën e ekumenizmit, mirëkuptimit, shkë- mbimit të mendimeve e respektit reciprok. Zyrat e saj gjenden në Gjenevë, Bruksel dhe Strasburg.