EmailFacebookKontakt

Qeveria jep 460 m2 tokë për Katedralen e Tiranës

Qeveria jep 460 m2 tokë për Katedralen e Tiranës
Në mbledhjen e Qeverisë, të datës 1 shkurt,
u mor vendimi për t’i falur Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë një sipërfaqe toke, që
është e nevojshme përpërfundimin e kompleksit
të Katedrales së re të Kryeqytetit. Sipas Krye-
ministrit Berisha, vendimi për t’i dhuruar Kishës
sonë këtë sipërfaqe toke, në fakt nuk është se është
dhuratë, sepse, sipas tij, borxhi është shumë i madh
po të merret sipërfaqja që është bllokuar te 15-ka-
tëshi.

“Ajo që është bllokuar është dy herë më e ma-
dhe se ajo që i është dhënë aty”, – tha Kryeministri.
Sipas z. Berisha brenda vitit 2006 pritet të
përcaktohet edhe harta e pronave të komuniteteve
fetare. Këto prona, për specifikën që paraqesin,
pritet të trajtohen sipas një amendimi të posaçëm.
Me sipërfaqen e dhënë nga Këshilli i Mi-
nistrave plotësohet sipërfaqja e nevojshme për
Katedralen e re dhe i hapet rruga fillimit pa pe­
ngesa të punimeve.