Më 19 janar 2006, në Institutin e Formimit Profesional “Frymë Da- shurie”, u zhvillua sesioni shkencor me temë “Roli i marrëdhënieve publike në shoqëri dhe instrumentet e komunikimit për një ndryshim të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm”. “Ky aktivitet shkencor, – tha drejto- resha e institutit, as. prof. dr. Bea- triçe Polo, zhvillohet për nder të tre Hierarkëve (Vasilit të Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit), që për idetë shkencore, mesazhet, mendi- met, humanizmin dhe vlerat e tyre origjinale, vetë koha i vlerësoi.
Të tre këta dijetarë të afirmuar, me teorinë e tyre thellësisht shkencore që kanë lënë pas, kanë qenë, janë dhe do të mbeten në përjetësi një realitet modern”.Temat që u referuan në sesionin shkencor vle- rësuan: së pari, rolin dhe misionin e marrëdhënieve publike, në veça- nti në ditët e sotme kur diferenci- met sociale brenda shteteve, dukuri të tilla negative si droga, dhuna, oshilacionet ekonomike, dëmtimi i mjedisit, shkaktojnë tronditje të thella ne planetin tonë. “Në themel të marrëdhënieve publike, – theksoi në kumtesën e tij studenti i vitit të dytë, dega specialist në llogaritë e kompjuterizuara, Fisnik Selimi, – janë marrëdhëniet njerëzore, ku individi në komunikimin dhe lidhjen e tij me vetveten, familjen, farefisin dhe shoqërinë, gjen gjithmonë e më tepër plotësinë e qenies së tij.”
Sesioni shkencor analizoi për- vojën e zhvillimit të marrëdhënieve publike në Amerikë dhe Evropë,
shërbimin e ndjeshëm që i sjellin ato sektorit publik dhe atij privat, të drejtuara nga Kodi i Etikës, i for- muluar nga Bashkimi Ndërkombë- tar i Marrëdhënieve Publike (I.P.R. A – International Public Relations Association), si edhe përpjekjet për për- hapjen dhe zhvillimin e tyre edhe në vendin tonë.
Në kumtesën e përgatitur nga studentja e vitit të dytë, dega specialist në llogaritë e kompjuterizuara, Steliana Shiba, u trajtua te- ma mbi ndërgjegjen, konceptimin e saj dhe fuqinë që ka ajo për të na ndihmuar të përmbushim me suk- ses detyrat tona. Është ndërgjegjja ajo prej së cilës individi merr shka- kun dhe drejtimin e veprimeve të tij dhe të shoqërisë që e rrethon; por kjo ndërgjegje u analizua e li- dhur ngushtë me edukimin e saj, me ndërgjegjen profesionale dhe me lirinë e brendshme të njeriut që
është premisë kryesore për zhvillimin e personalitetit të tij. Është ndër- gjegjja ajo që fisnikëron natyrën e njeriut dhe moralin e veprave të tij.
Së treti, kumtesa e përgatitur nga studentja e vitit të dytë, dega kuadër menaxher, analizoi dhe vuri në dukje rolin e medias në shoqëri dhe ndikimin që ajo ka në jetën po- litike, ekonomike dhe sociale të vendit. Në mënyrë të dukshme, roli i medias si mesazher është mjaft i madh në një shoqëri bashkëkohore. Në kumtesë u vlerësua media si një pjesë integrate e shoqërisë, si një forcë e lidhur me të, që ka për detyrë të analizojë, të interpretojë dhe të krahasojë faktet me qëllim që të japë kuptimin e tyre.
Problemet e ndryshme politike, ekonomike, të biznesit dhe veçanë- risht ato sociale që preokupojnë mbarë shoqërinë si: droga, dhuna, shtatzënitë e hershme të adoleshe-
nteve etj., kanë gjetur pasqyrim në media duke sensibilizuar publikun, në saje të instrumenteve si: gazeta, broshura, revista, deri tek ato elek- tronike si televizioni, kompjuteri, videot, internet! etj.
Së katërti, në një kumtesë tjetër të përgatitur nga studentja e vitit të dytë, dega kuadër menaxher, Eri- nda Shkokota, u analizua roli i librit dhe i televizionit në jetën tonë, si dy instrumente mjaft të rëndësi- shme dhe me përhapje të gjerë për vlerat që përçojnë siç e ka vërte- tuar edhe vetë praktika. Kumtesa vlerësoi librat si një komponent i rëndësishëm i jetës sonë, që ofrojnë njohuri për të gjithë njerëzit e të gji- tha moshave, që simulojnë imagji- natën tonë, që transmetojnë shumë nga trashëgimia e së kaluarës, që na ndihmojnë të kuptojmë vetveten dhe botën ku ne jetojmë.
Një rol të rëndësishëm në mje- disin që na rrethon luan edhe tele- vizori, që së bashku me mjetet e tjera elektronike po revoluciona- rizojnë mënyrën e jetesës, të qeve- risjes, të të bërit biznes, të kalimit të kohës së lirë, nëpërmjet marrjes së informacionit në mënyrë të shpejtë. Krahas anëve pozitive të televizionit, referuesja iu dha për- gjigje edhe pyetjeve të tilla si: a si- mulojnë programet televizive sjellje agresive dhe si ndikojnë këto pro- grame në psikologjinë njerëzore.
Sesioni shkencor, për problemet që trajtoi, u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit.
As. prof. dr. Beatriçe Polo