RILINDJE E NJË PIKTURE TË VJETËR
Kisha e Shën Marisë është e ndërtuar në sheku-
llin XVII, në rrëzë të një mali të zhveshur e të ashpër,
nga ku ka marrë dhe emrin Vrahogoranxi.
Vendndodhja e saj të ofron një peizazh tepër roman-
tik me fushën e gjerë të luginës së Dropullit, ku në
sfond shtrihet Mali i Gjerë. Ajo është e tipit bazilikal
me kupolë. E gjithë kisha nga brenda, së bashku me
narteksin janë të pikturuara në teknikën e mirëfilltë të
afreskut në vitin 1622 nga dy piktorë: ONUFËR QIPRI-
OTI, i ardhur nga Qiproja dhe ALIVIZI FOKAS nga
Qefalonia. Për emrat e tyre dëshmon mbishkrimi, i
cili gjendet në murin jugor pranë ikonostasit. Onufër
Qiprioti shfaqet për herë të parë në Berat, në vitin 1591,
ku aty realizoi një numër të madh veprash ikonografike
për kishat e Beratit dhe më pas ai vendoset në rrethinat
e Gjirokastrës, ku edhe këtu realizon një seri ikonash
dhe pikturën murale të kësaj kishe në fjalë, ndërsa
për Alivizi Foka, përveç kësaj dëshmie në këtë kishë
nuk kemi ndonjë dokument mbi veprimtarinë e tij në
Shqipëri.
Para vitit 2000 gjendja e kësaj kishe, si ana fizike
e konstruksionit dhe ajo e pikturës murale, paraqitej
në gjendje të dëmtuar, ku proceset zinxhir të degra-
dimit po rrezikonin ekzistencën e saj.
Me interesimin direkt të Kryepiskopit të Kishës Or
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit,
në bazë të projekteve të restaurimit u kryen punime
në arkitekturë dhe në pikturën murale.
Projekti i hartuar konsistonte në konservimin dhe
restaurimin e afreskeve, në parandalimin e procesve
degraduese dhe në evidentimin e vlerave të vërteta
të kësaj pikture të vjetër.
Faza e parë kishte të bënte me studimin historik,
d.m.th. për vlerat artistike dhe fetare të saj si dhe në
analizën tipologjike dhe të programit ikonografik që
mbartte kjo pikturë.
Me studimin e kryer u evidentuan fazat dhe krono-
logjia e transformimeve që kishte pësuar. U bënë so-
ndazhe për gjetjen e gjurmëve dhe elementeve të zhdu-
kura në pikturë. Ekzaminimi fizik e teknologjik për-
mbante: ekzaminimin e shkaqeve, rilevimin dhe doku-
mentacionin fotografik të gjendjes. Në ekzaminimin
laboratorik mbi analizat e llaçit dhe të pigmenteve të
ngjyrave të përdorura, u bashkëpunua me laboratorin
e Institutit të Mineralogjisë, si dhe me atë të Institutit
të Fizikës Bërthamore.
Gjatë vitit 2004 u kryen punime që kishin të bënin
me konservimin dhe konsolidimin e shtesave të afre
skut nëpërmjet proceseve të injektimit me material
lidhës në ato vende ku shtresat e afreskut paraqiteshin
të shkëputura nga suporti i murit. Në disa vende, ku
afresku ishte gati në rënie, u krye procesi i heqjes dhe
rivendosjes së pikturës. Në ato vende si plasaritje,
çarje, boshllëqe të krijuara nga rënia e afreskut dhe
fuga të thella që ishin të plotësuara apo të mbushura
me llaç jo sipas kritereve të restaurimit apo me çi-
mento, u hoqën me kujdes dhe u plotësuan me llaç
special. Në ato zona ku shtrati i ngjyrës paraqitej i
ciflosur, i përzhitur apo i shkëputur, u bë konsolidimi i
saj me solucione të përgatitura në bazë të recepturave
bashkëkohore të shkencës së restaurimit.
Në vitin 2005 punimet u përqendruan në trajtimin
e pikturës, në atë të pastrimit nga nxirjet e tepërta, nga
përdorimi në shekuj i qirinjve, kandileve etj. Në shu-
më sipërfaqe të pikturës, flaka dhe temperaturat e
larta e kishin kthyer shtresën e pikturës në trajtë glazu-
re të zezë e të temperuar. Pra, kjo gjendje e rëndë
nuk bënte të mundur leximin dhe shijimin e vlerave të
vërteta të kësaj pikture të mrekullueshme të realizuara
para katër shekujsh.
Duke u mbështetur në rezultatet e analizave të pig
menteve të kryera në Laboratorin e Fizikës Bertha-
more me anë të floureshencës së rrezeve “X” dhe në
interpretimin e tyre në lidhje me përdorimin e solvente-
ve që do të përdomim, u krye me sukses pastrimi i sipër-
faqes së afreskut, i cili ishte parashikuar për vitin 2005.
Procesi i pastrimit të pikturës nxori në dritë shumë
skena nga programi ikonografik mbi jetën e Krishtit,
portrete shenjtorësh e strategësh, të cilët luftuan dhe
punuan për Krishterimin. Nga patina e errët u çliruan
gjithashtu sipërfaqe pikture të gjithë tamburit dhe ku-
poles, katër hapësirat e kalotave ku qëndrojnë ugjillo-
rët, faqja lindore së bashku me apsidën, gjysma e sipër-
faqes së bashku me medalionet e murit jugor dhe veri-
or, harku paraapsidal së bashku me harqet e kollonave
si dhe gjysma e sipërfaqes së tavanit, që përbëjnë një
të tretën e të gjithë sipërfaqes së pikturës murale të
kësaj kishe.
MUSTAFA ARAP1, piktor – restaurator