Më 20 janar 1994, Komiteti Qendror i Këshillit Botëror të
Kishave pranoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si
anëtaren më të re. Por, siç do të theksonte Kryepiskopi Anastas,
Kisha jonë ishte epërfshirë në lëvizjen ekumenike që përpara
Luftës Π Botërore dhe po të mos ishte regjimi komunist, me siguri
do të ishte ndër anëtarët themelues të WCC në vitin 1948.
(Kryepiskopi Anastas ka qenë disa herë moderator dhe referues
kryesor në asambletë dhe veprimtaritë e WCC.)
Në Asamblenë e vitit 1998, në Harare, Kisha jonë ishte
pjesëmarrëse me të drejta të plota dhe Kryepiskopi u zgjodh
anëtar i Komitetit Qendror, ku është shquar për një kontribut të
vazhdueshëm dhe aktiv.
Edhe në Asamblenë që po mbahet në Porto Alegre, Krye
piskopi Anastas ishte folësi i parë në lutjen që hapi veprimtarinë.