Më 15 janar, pas Liturgjisë
Hyjnore, në Kishën e Ungjillë-
zimit në Tiranë, Kryepiskopi
Anastas përkujtoi z. Dhimitër
Beduli, në 10-vjetorin e fjetjes.
Ai foli për figurën dhe rolin e
veçantë të tij në ringjalljen e Ki-
shës sonë Orthodhokse.
Z. Dhimitër Beduli u bë që
në fillim faktor i çmuar për
Kishën në ringritjen e saj nga
gërmadhat, duke qenë edhe
teologu i vetëm që i mbijetoi
persekutimit të besimit.
Ai punoi me entuziazmin e
forcën që i jepte besimi i thellë,
megjithë gjendjen jo të mirë
shëndetësore, kudo ku lindi
nevoja: në Seminarin Teologjik,
në administratë, në botimet dhe
në gazetën “Ngjallja”, në për-
faqësimin dinjitoz të Kishës
sonë jashtë vendit, me predi-
kimet e tij etj.
Shkrimi që po botojmë,
është marrë nga “Ngjallja” e
nëntorit 1992 dhe ruan plotë-
sisht aktualitetin në përvjetorin
e Heroit tonë Kombëtar.