Mendojmë se çdo informatë që
ka lidhje me jetën dhe periudhën e
lavdishme të Heroit tonë Kombëtar
Gjergj Kastriot Skënderbeut, sado
e thjeshtë që të jetë, vlen që të vihet
në dukje e të studiohet, sepse ndih-
mon në plotësimin e kuadrit historik
të asaj periudhe. Disa të dhëna li-
dhur me këtë periudhë gjenden dhe
në veprën agjiografike orthodho-
kse: “Jeta dhe veprimtaria e Nifo
nit, patrik i Konstandinopojës”,
shkruar nga fillimi i shek. XVI.
Pjesën që i takon vendit tonë e
kemi nxjerrë nga botimi i fundit i
veprës në gjuhën rumune, më 1937.
Pjesa ka këtë përmbajtje:
“… Dhe Zaharia me Nifonin, si
ndenjën pak kohë atje [në Ohri],
deshnë të shkojnë në vendin e As-
kulunit; (këtu kuptohet’Shqipëria)
…Zaharinë e bëri atë shpirtëror
dhe Nifonin e bëri prift…
4
me ata u bashkuan dhe shumë të
tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana,
disa nga ana e tokës, disa me anije
dhe arritën në një qytet të madh
me emrin Durrës… dhe që gndej u
ngjitën në qytetin e Krujës, e cila
është rreth 6 milje larg nga Durrësi.
Dhe vanë te Gjergji prijës i Shqipë-
risë, i cili quhej Skënderbe dhe pra-
noi me gëzim të madh e me dashuri,
sepse ky edhe më përpara kish dë-
gjuar për jetën e tyre, që ta ketë [Za-
harinë] atë shpirtëror dhe mësues
dhe edukator për të gjithë njerëzit,
dhe organizator të shpëtimit të të
gjithëve, ndërsa Nifonin, me beki-
min e arhiereut të Krujës e bëri prift
atje, duke e dorëzuar, si edhe vetë
arhiereun, i lumturi patrik Nikolla.”
“Pas pak kohe u ngritën turqit
nga Lindja dhe pushtuan të gjithë
viset drejt Perëndimit, pikërisht gjer
në detin e Oqeanit dhe gjer në
Shqipëri dhe çdo gjë që gjenin e
thernin, e plaçkitnin dhe i vinin zja-
rrin. Njerëzit, pra, iknin nga mundte
secili. Dhe etërit e lumtur [Zaharia
me Nifonin] lanë Shqipërinë dhe
erdhën përsëri në qytetin e madh
të Ohrisë”.
Kjo është përmbajtja sipas va-
riantit të botuar nga Simendrea. Por
edhe sipas një varianti tjetër që dis-
ponojmë, të botuar në mënyrë për-
mbledhëse nga N. A. Konstandinesku,
del e njëjta përmbajtje:
Priftërinj orthodhoksë
pranë Skënderbeut
– Sipas një dokumenti të kohës –
“… Të dy miqtë lanë Artën për
një udhëtim më të gjatë, duke u
ndaluar pak kohë në Justinianë, ku
ishte qendra e patrikut orthodhoks,
nga i cili vareshin bullgarët, serbët
dhe shqiptarët. Meqenëse qyteti
ishte nën sundimin e turqve, të dy
kallogjerët u drejtuan për në Shqi-
përinë e lirë të Gjergj Kastriotit, të
quajtur Skënderbe: ata arrijnë në
vendqëndrimin e tij, në qytetin Kru-
jë, pasi kaluan Durrësin dhe u pritnë
shumë mirë në oborrin e tij: Zaha-
rinë e bëri atë shpirtëror dhe Nifo
nin e bëri prift…”
“Por valët e luftës otomane ua
prishën edhe këtu qetësinë; bota
ikte e tmerruar prej hordhive turke
duke kërkuar shpëtim në det ose
në shpellat e maleve. Nën mbroj-
tjen e rrobës së kallogjerit ata u
kthyen në Ohri…”
E reja qëndron në radhë të parë
në atë, që fondit të burimeve histo-
rike për këtë periudhë të shkëlqyer
të historisë sonë kombëtare, i
shtohet dhe një dokument tjetër me
prejardhje nga arkivat e pagjurmu-
ara akoma mirë të Ajonorosit, me
të cilin familja e Kastriotëve ka
pasur, siç dihet lidhje të vazhdue-
shme.
Në këtë pjesë përmenden emrat
e dy klerikëve orthodhoksë, Zaha-
risë dhe Nifonit, për jetën e të cilë-
ve Skënderbeu kishte dëgjuar edhe
më parë. Nga disa të dhëna biogra-
fike del se Nifoni ishte shqiptar nga
gjaku, në mos edhe Zaharia.
Nga teksti nuk del e qartë as
koha e ardhjes së tyre në Krujë,
as koha e largimit nga Kruja. Për
sa i përket ardhjes, ne mendojmë, du
ke marrë parasysh dhe moshën e
Nifonit, i cili ka lindur rreth vitit
1434, se ajo duhet të ketë ndodhur
ngaviti 1458-1460, gjatë apogjeut
të fitoreve të popullit tonë, ndërsa
për sa i përket largimit, ky duhet të
ketë ndodhur gjatë vitit 1466, sepse
këtë vit ata gjenden përsëri në Ohri,
në manastirin e Shën Marisë, ku
ishte dhe selia e patriarkisë.
Se ç’i ka shtyrë këta dy klerikë
të vijnë, madje bashkë edhe me
shumë të tjerë në Krujë, kjo, besoj-
më, se del vetë nga ngjarjet e kohës.
Pushtimi i Konstandinopojës në maj
të vitit 1453 prej sulltan Mehmetit
II që i dha fund perandorisë mijë-
vjeçare bizantine, kish shkaktuar një
panik dhe një dëshpërim të madh si
në popujt e Ballkanit, ashtu dhe në
të gjithë Evropën. E vetmja kala e
pamposhtur në Ballkan… ishte
Shqipëria dhe populli i saj i vogël,
por heroik, nën udhëheqjen e Gjergj
Kastriotit…
…Mund të shtojmë se dukuri të
tilla në këtë kohë janë të pakta…
Edhe kthimi më 1466 nga Kruja në
Ohër i dy personave në fjalë nuk
mund të ketë qenë pa qëllim, pa
ndonjë mision të posaçëm nga ana
e Skënderbeut, i cili në këtë kohë
për t’i bërë ballë gjendjes kritike
në të cilën ndodhej vendi, po u bë-
nte thirrje të fundit për luftë e ba-
shkëpunim gjithë aleatëve dhe fqi-
njëve të tij. Nuk përjashtohet supo-
zimi, mendojmë ne, që ata të jenë
dërguar për t’u lidhur me krerët e
Ohrisë nëpërmjet kryepiskopit për
ndonjë kryengritje, e cila në fakt do
të jetë organizuar, por ka dështuar,
sepse siç mësojmë nga një kronikë
e kohës në gjuhën sllave, sulltan
Mehmeti II, kur po kthehej nga
Shqipëria më 1466 dha urdhër që
kryepiskopi i Ohrisë, Dhorotheu,
bashkë me shumë krerë dhe klerikë
të vendit, të internoheshin në Sta-
mboll. Ndërmjet të internuarve ka-
në qenë dhe Zaharia me Nifonin.
Nga pjesa që u përmend del se
Kruja në kohën e Skënderbeut ishte
një nga të paktat qendra episkopale
orthodhokse në territore të lira, në
mos e vetmja, e cila sigurisht luante
edhe ajo një rol në mobilizimin e
masave për luftën kundër turqve,
pavarësisht nga përpjekjet që bënte
Roma, duke përfituar nga rrethanat
politike, për të tërhequr shqiptarët
nën ndikimin e saj. Këtë aspekt aq
të rëndësishëm për atë periudhë
ishte e pamundur të mos e shfrytë-
zonte Skënderbeu, duke përdorur
klerikët merr influencë në detyra
dhe misione të ndryshme, siç ishte
rasti i Zaharisë dhe i Nifonit ose i
episkopit Stefan në nënshkrimin e
traktatit të Gaetës më 1451, e i të
tjerëve për anën orthodhokse, apo
i Pal Engjëllit e të tjerëve, kur ishte
fjala për marrëdhëniet me Romën.
Dhimitër Beduli