EmailFacebookKontakt

Përvojë e paharruar nga Kenia

Përvojë e paharruar nga Kenia
Nga dt. 11-16 janar 2006 në
Kenia, në Afrikë, Syndesmos (Or­
ganizata botërore e rinisë orthodho­
kse) zhvilloi trajnimin me temë “Roli
i drejtuesit në kishë”. Aktiviteti u
zhvillua me bekimin e Mitropolitit
të Kenias Makarios, në bashkëpu-
nim me Organizatën Rinore Ortho­
dhokse në Kenia – OCYAK (Ortho­
dox Christian Youth Association of
Kenya), në seminarin orthodhoks
“Makario HI”, në Riruta. Si OCYAK
dhe Seminari Orthodhoks Makario
III janë anëtarë të Syndesmosit. Në
veprimtari merrnin pjesë rreth 40
pjesëmarrës nga dioqeza të ndry-
shme në Kenia si dhe nga pesë
vende të ndryshme nga Afrika,
Evropa dhe Amerika.
Ky trajnim pati për qëllim
forcimin dhe lidhjen e Syndesmosit
me anëtarët afrikanë si dhe ba-
shkëpunimin e të rinjve nga vende
të ndryshme brenda rajonit dhe ja-
shtë tij. Gjithashtu Syndesmos u
njoh më nga afër me situatën në
Kenia, sfidat dhe nevojat në rajonin
e Afrikës. Hirësia e Tij Makario
mbajti referatin me temë: “Krishti
– baza e jetës sonë”, ndërsa atë
Kostandin Miron nga Gjermania
mbajti referatin me temë: “Kon-
cepti i inferioritetit në komunitetet
e krishtera. Shembuj dhe rrjedho-
jat, si dhe kurimi i tyre”. Në disku-
timet në grupe të rinjtë patën mu-
ndësi të flisnin rreth temave të ndry­
shme si: “Përse jam në Kishë”,
“Ungjillëzimi i fëmijëve dhe të rinj­
ve”, “Si të ndërtojmë një enori”,
“Parimet e misionit dhe eksperi-
encat”. Gjithashtu nëpërmjet studi- Ana Kërçyku, Gabriela Bezhani
mit biblik në grupe të vogla pjesë-
marrësit patën mundësi të diskuto-
nin dhe shkëmbenin mendimet e
tyre në lidhje me pasazhin biblik
nga Mateu (20:28) që thotë: “Sepse
edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i
shërbejnë, por për të shërbyer dhe
për të dhënë jetën e tij si çmim për
shpengimin e shumë vetave”.
Përfaqësueset nga Shqipëria
prezantuan aktivitetet me fëmijët
dhe të rinjtë që zhvillohen në Shqi-
përi. Më pas pjesëmarrësit patën
mundësi të vizitonin dhe të takonin
të krishterë në enori të ndryshme
në perëndim të Kenias. Mikpritja
e madhe e afrikanëve, të cilët ishin
në gjendje shumë të vështirë eko-
nomike, preku zemrat e pjesëma-
rrësve të huaj. Ky aktivitet ishte një
simbol uniteti me gëzim dhe da-
shuri në Krishtin.