EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” kremtoi ditën e tre Hierarkëve

Akademia Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”
kremtoi ditën

e tre Hierarkëve

Më 30 janar, për të kujtuar të kremten e të tre Hierarkëve (shën Vasilit të Madh, shën Grigor Theo- logut dhe shën Joan Gojartit), në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrë- sit, u organizua një festë e veçantë. Pedagogët dhe studentët e konside- rojnë këtë ditë festën e tyre, sepse tre Hierarkët kanë dhënë një kontri- but të çmuar në teologji, shkencë dhe arsim.

Mëngjesin e 30 janarit u krye Liturgjia Hyjnore për nder të tre Hierarkëve. Pas saj u bë edhe be- kimi i grurit, në një përshpirtje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e Akademisë Teologjike dhe në rritjen e zhvillimin e Kishës sonë, të cilët sot nuk i kemi më midis nesh..

Pedagogu i akademisë, Thoma Çomeni, në predikim e tij foli për jetën dhe shkrimet e shenjorëve.

Ndërsa Hirësi Ilia, transmetoi urimet e Kryepiskopit Anastas.

Kisha jonë i nderon me madhë- shti tre Hierarkët e mëdhenj, të cilët vijnë të takohen me shkencëtarët, pedagogët, mësuesit, studentët, me mbarë njerëzit duke ofruar mesa- zhin e jetës së vërtetë, duke reali- zuar gjithçka me plotësi dhe pas- tërti, me ndershmëri dhe dashuri të përulur, me përkushtim dhe punë të gjithanshme.