Çmim i madh rus për Kryepiskopin Anastas
– Per kontributin e tij për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin –
Nga data 20 deri më 24 janar, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë I
Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, i shoqëruar nga Mitropoliti i Korçës. I
Imzot Joan Pelushi, si dhe Arkimandrit Andon Merdani ishte iftuar I
në Moskë, me rastin e akordimit të çmimit për vitin 2005 nga I
“Fondacioni Ndërkombëtarpër Unitetin e Popujve”.
Ky çmim i jepet çdo vit njerëzve që kanë dhënë kontribute të <
mëdha të përmasave botërore. Për vitin 2005 ai iu akordua ।
Kryepiskopit Anastas me motivacionin: “Për përpjekjet e tij të
jashtëzakonshme për ringritjen nga gërmadhat të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij
tashmë të njohur botërisht për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin
ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme ”. Ky çmim iu dha
gjithashtu Presidentit të Republikës së Qipros, Kryetarit të Bashkisë
së Moskës dhe Universitetit të njohur të Balamandit, Liban.
Në mëngjesin e ditës së
shtunë, 21 janar, Patriku i
Moskës dhe gjithë Rusisë
Aleksi Π priti në rezidencën
e tij Kryepiskopin Anastas
dhe grupin që e shoqëronte.
Gjatë takimit që u zhvillua
në një frymë vëllazërore
dhe të ngrohtë u bisedua
rreth ngjashmërisë që të dy-
ja Kishat, si ajo ruse ashtu
dhe ajo shqiptare kishin
midis tyre gjatë periudhës
së vështirë që kaluan. Gji
thashtu vend zuri dhe roli
që duhet të luajë Kisha Or
thodhokse në përgjithësi në
shoqëri, por dhe në nivelin
e bashkëpunimit dhe bisedi-
mit dhe me kisha të tjera jo-
-orthodhokse. Të dy, si Pa
triku i Moskës ashtu dhe
Kryepiskopi i Tiranës kanë
pasur një përvojë të madhe
në organizma të ndryshëm
ndërfetarë, si në Këshillin
Botëror të Kishave (KBK)
dhe Konferencën e Kisha
ve Evropiane (KKE) etj.
Gjithashtu, u theksuanevoja
e një sintonizmi të përpje-
kjeve të përbashkëta për të
ballafaquar sfida të reja me
të cilat duhet të ndeshet sot
Kisha Orthodhokse.
Ceremonia e dorëzimit
të çmimeve u organizua po
(vijon nëfaqen 7)
Çmim i madh rus për Kryepiskopin Anastas
(vijon nga faqja 1)
më 21 janar, në sallën e njohur të
Katedrales së Moskës “Krishti
Shpëtimtar”, në praninë e 2500
vetave, përfaqësues të nderuar të
klerit, artit, shkencës, kulturës, si
dhe të përfaqësive diplomatike në
Moskë. Ceremonia ishte koncep-
tuar në formën e një spektakli në
praninë e Patrikut të Moskës dhe
gjithë Rusisë, Aleksi II si dhe të
presidents të Fondacionit për
Unite tin e Popujve Orthodhoksë,
prof. Aleksei.
Në fjalën e Tij në në Kishën ka-
tedrale, Fortlumturia e Tij Kryepi
skopi Anastas theksoi: ‘‘Horizonte t
e Kishës Orthodhokse janë univer
sale, këtu duhet të tregojmë një kuj-
des të veçantë dhe në teologjinë or
thodhokse, dhe në mësimin pasto
ral. Kjo duhet të rrënjoset në ndër-
gjegjen e gjithë besimtarëve ortho-
dhoksë dhe gjithë popujve ortho-
dhoksë. Ruajtja e besnikërisë së
popullit të vet e ndërthumr me ndër-
gjegjen e përgjegjësisë mbarëbo-
tërore është detyra kryesore dhe
problem i përhershëm i të gjithë
popujve, me besim të krishterë. Me
një fjalë domosdoshmëri kryesore
dhe kërkesë e ngutshme për të gji-
tha Kishat Orthodhokse Autoqefale
është solidariteti dhe bashkëpunimi
dhe njëkohësisht përsosmëria e
vetëdijes dhe përgjegjësisë së Or-
thodhoksisë.
Në periudhën e re të globalizmit
përpara Orthodhoksisë qëndrojnë
probleme nga më të ndryshmet.
Unë mendoj se i pari problem, që
duhet të mbetet më i rëndësishmi,
është përhapja e mesazhit të kri-
shterë në të gjithë botën me tërë
seriozitetin dhe dinamizmin. Falë-
nderimi i Zotit, Eukaristia e Shenjtë
- qendra e unite ti t tonë - dhe trashë-
gimia e episkopëve mbeten një bazë
e rëndësishme dhe forcë e Ortho-
dhoksisë. Ne duhet të theksojmë se
Orthodhoksia nuk është “konfe-
deratë e Kishave Orthodhokse Lo-
kale”, por një “Kishë e Vetme, e
Shenjtë, Katholike dhe Apostolike”
dhe se të gjitha komunitetet euka-
ristike janë shprehje e një Kishe të
Vetme në një vend konkret.
Më në fund unë dua edhe një-
herë të shpreh falënderimin tim për
nderin dhe besimin, që treguan kaq
përzemërsisht ndaj meje për shër-
bimin tim modest ndaj Orthodho-
ksisë mbarëbotërore. Unë sinqe-
risht besoj në atë, që orthodhoksët
duhet të bëjnë para së gjithash
ç’është e mundur, për forcimin e
unitetit të Kishës sonë Orthodhokse
dhe përgjegjësisë apostolike
mbarëbotërore”.
Për të katër laureatët e çmimit
u lexua një biografi e plotë dhe më
pas iu dorëzua çmimi nga Patriku i
Moskës dhe President! i Fondaci
onit. Në fjalën e tij Kryepiskopi u
ndal në sfidat e reja që i dalin Ki-
shës Orthodhokse dhe në problemet
dhe kërkesat e reja me të cilat ajo
ballafaqohet.
Pas ndarjes së çmimeve, në sa-
llën e ceremonisë u zhvillua një kon-
cert me pjesë të ndryshme instru
mentale dhe korale nga autorë ru-
së. Menjëherë pas shfaqjes, në një
nga sallat e brendshme të Katedra
les u mbajt një konferencë shtypi
me të katër laureatët e çmimit, në
prani të Patrikut të Moskës dhe
Presidentit të Fondacionit.
Ditën e nesërme, më 22 janar,
në Katedralen historike “Fjetja e
Shën Marisë” në Kremlin, u krye
Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga
Patriku i Moskës dhe gjithë Rusisë
Aleksi II dhe Kryepiskopi i Tiranës
dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr.
Anastasi. Në këtë katedrale, e cila
është zemra e historisë dhe kulturës
së popullit rus, aty ku janë kurorë-
zuar carë dhe patrikë, u dëgjuan
për herë të parë gjatë Liturgjisë
edhe lutjet në shqip. Duhet thek-
suar se në këtë katedrale pas Re-
volucionitnuklejohej tëmeshohej,
pasi ishte kthyer në muze, por vitet
e fundi t ajo i është kthyer përsëri
Kishës Orthodhokse Ruse. Këtu
meshohet gjatë të kremteve të
shenjtorëve vendës dhe të kremte
ve të mëdha. Mbas Liturgjisë, nga
Patriku u shtrua një drekë në
Kremlin për nder të laureatëve të
çmimit dhe të pjesëmarrësve në
Liturgjinë Hyjnore, ku kishte dhe
personalitete e përfaqësues të
trupitdiplomatik.
Në mbrëmje, President! i Fede-
ratës Ruse, Vladimir Putin priti në
një takim që zgjati një orë e pesë-
mbëdhjetë minuta Patrikun Aleks
dhe Kryepiskopin Anastas, si dhe
laureatët e tjerë të çmimit. Presi
dent! Putin në bisedën me Kryepi
skopin Anastas u shpreh se nëpër-
mjet tij sheh dinamizmin dhe fiymën
krijuese të Shqipërisë. Ky takim
shumë i ngrohtë dhe miqësor u sho-
qërua dhe me çajin tradicional rus.
I ngarkuari me punë i Amba-
sadës Shqiptare në Moskë z. Halit
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
Furriku, i cili ishte i pranishëm në
ceremonitë e rastit, shtroi një darkë
në ambientet e ambasadës për të
nderuar Kryepiskopin Anastas. Në
darkë ishin të pranishëm gjithashtu
përfaqësues të Ministrisë së Jasht-
me Ruse dhe të Patriarkanës së Mo-
skës. Të gjithë të pranishmit thek-
suan rolin e madh dhe përpjekjet e
Kryepiskopit përnjohjen e vlerave
të popullit shqiptar kudo në botë dhe
përmirësimit të imazhit të Shqipërisë.
Ditën e nesërme Kryepiskopi
Anastas u ftua për një intervistë në
agjencinë e dëgjuar ruse të lajmeve
“Novosti”, ku morën pjesë përfaqë-
suesit më të rëndësishëm të media-
ve ruse. Kjo intervistë, si dhe ceremo-
nia e dhënies së çmimit, ijalimet dhe
intervistat e tjera të Kryepiskopit u
pasqyruan gjerësisht në gazetat dhe
televizionet kryesore të Rusisë.
Në mbasditen e kësaj dite
Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar
në Universitetin e Shën Tihonit,
Moskë, ku u prit me shumë ngro-
htësi nga studentët dhe stafi peda-
gogjik në ambientet e kishës së
universitetit. Më pas u zhvillua një
takim i ngrohtë e miqësor në një
nga sallat e universitetit. Me inte-
res ishin dhe pyetjet e drejtuara
Kryepiskopit nga studentët. Më
pas Kryepiskopi pati një takim me
dekanin dhe pedagogët, ku bise-
duan rreth jetës dhe aktivitetit të
shkollës, përprogramin si dhe lëndët
që zhvillohen në të. U theksuanevo-
ja e kontaktit të vazhdueshëm midis
studentëve dhe pedagogëve lidhur
me botimet dhe studime të ndry-
shme. Fortlumturia iu përgjigj pye-
tjeve të pjesëmarrësve në lidhje me
gjendjen e sotme të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale në Shqipëri,
marrëdhënieve ndërmjet komunite-
teve të ndryshme fetare në Shqipë-
ri, zhvillimit të fesë, misionit të Ki-
shës Orthodhokse në botën e sotme
perëndimore, jetës monakale.
Paraditen e së martës Patriku i
Moskës takoi Kryepiskopin dhe de-
legacionin që e shoqëronte, përpa-
ra largimit nga Moska. Ata patën
një diskutim të ngrohtë e miqësor
mbi shumë çështje të Kishës dhe
të shoqërisë së sotme.