Uji i Bekuar në Sarandë
Theofania u kremtua me Kryepiskopin Anastas
Me gjithë madhështinë e pa- naireve orthodhokse u kremtua në Sarandë Theofania e Shenjtë (Uji i Bekuar). Prania e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas, i cili kreu Liturgjinë Hyjnore dhe kryesoi të gjitha shërbesat e tjera të rastit, i jepte akoma më shumë shkëlqim kësaj feste të dritës për besimtarët orthodhoksë.
Qindra besimtarë nga Saranda dhe fshatrat përreth ishin gru- mbulluar për të kremtuar së bashku në kishën e re madhështore të Shën Harallambit në qendër të qytetit.
Kishin ardhur gjithashtu kryetari i bashkisë, ministra, deputetë etj.
Pas Liturgjisë Hyjnore u krye Shërbesa e Ajazmës së Madhe dhe në vazhdim në një marshim ma- dhështor njerëzit u drejtuan në bregun e detit Jon, ku me hedhjen e kryqit në ujë nga Kryepiskopi u bë shenjtërimi i ujërave.
Shumë të rinj nga Saranda, si dhe nxënës të shkollës së mesme “Kryqi i Nderuar” u zhytën në det për të marrë kryqin, nder i cili i takoi të riut Floro Xhai, nga fshati Xarrë i këtij rrethi.
Në predikimin e tij Kryepiskopi iu referua rëndësisë shpirtërore të kësaj të Kremteje të Shenjtë, ku fjala e ndriçimit dhe e shenjtërimit është aq shumë e lidhur me të. Dhe uroi që kjo Dritë e Theofanisë të ndrisë me fuqi në shpirtin e çdo pjesëtari të Kishës Orthodhokse dhe secili të rrezatojë si një rreze e saj në mjedisin ku jeton dhe punon. Kryepiskopi pati rastin të kujtojë për besimtarët se në çfarë kush- tesh ishte realizuar kremtimi i The- ofanisë në vitet e para (1992) kur nuk kishin kishë dhe u mor me qira
salla e kinoteatrit, ndërsa në vazhdim kur u hodh kryqi në det pati tension dhe një grup njerëzish donin të shkaktonin incident. Me këtë rast Kryepiskopi in referua përparimit të madh që është shënuar gjatë këtyre viteve në përpjekjen për ri- ngjalljen e Kishës sonë nga hiri. Dhe në pëprjekjen e saj për ringritje Kisha jonë me veprimtarinë e saj shpirtëroredhesocialeijepnjë dimension praktik konceptit të Shenj- tërimit dhe Ndriçimit. Në zonat e Mitropolisë së Shenjtë të Gjiro- kastrës janë ndërtuar nga themeli 52 kisha të reja, 120 janë rikon- struktuar ose riparuar ndërsa janë blerë, ndërtuar dhe rindërtuar mbi 20 godina të mëdha e të vogla për zhvillimin e jetës kishtare dhe akti- vitetit arsimor. Shuma të mëdha ja- në investuar nga Kryepiskopi për vepra të ndryshme sociale (mbi 38 të tilla) si rrugë malore, rrjet ele- ktrik, ujësjellësa, godina të arsimit publik. Në Mitropolinë e Gjiroka- strës funksionojnë 4 qendra të për- kujdesjes ditore të fëmijëve, Liceu Kishtar, konvikti i vajzave, 2 kampi- ngje për të rinj etj.
Janë realizuar programet pilot për zhvillimin e bujqësisë etj.
Uji i Bekuar në Sarandë
Theofania u kremtua me Kryepiskopin Anastas
Me gjithë madhështinë e pa-
naireve orthodhokse u kremtua në
Sarandë Theofania e Shenjtë (Uji i
Bekuar). Prania e Fortlumturisë së
Tij Kryepiskopit Anastas, i cili kreu
Liturgjinë Hyjnore dhe kryesoi të
gjitha shërbesat e tjera të rastit, i
jepte akoma më shumë shkëlqim
kësaj feste të dritës për besimtarët
orthodhoksë.
Qindra besimtarë nga Saranda
dhe fshatrat përreth ishin gru-
mbulluar për të kremtuar së bashku
në kishën e re madhështore të Shën
Harallambit në qendër të qytetit.
Kishin ardhur gjithashtu kryetari
i bashkisë, ministra, deputetë etj.
Pas Liturgjisë Hyjnore u krye
Shërbesa e Ajazmës së Madhe dhe
në vazhdim në një marshim ma-
dhështor njerëzit u drejtuan në
bregun e detit Jon, ku me hedhjen
e kryqit në ujë nga Kryepiskopi u
bë shenjtërimi i ujërave.
Shumë të rinj nga Saranda, si
dhe nxënës të shkollës së mesme
“Kryqi i Nderuar” u zhytën në det
për të marrë kryqin, nder i cili i
takoi të riut Floro Xhai, nga fshati
Xarrë i këtij rrethi.
Në predikimin e tij Kryepiskopi
iu referua rëndësisë shpirtërore të
kësaj të Kremteje të Shenjtë, ku
fjala e ndriçimit dhe e shenjtërimit
është aq shumë e lidhur me të. Dhe
uroi që kjo Dritë e Theofanisë të
ndrisë me fuqi në shpirtin e çdo
pjesëtari të Kishës Orthodhokse
dhe secili të rrezatojë si një rreze e
saj në mjedisin ku jeton dhe punon.
Kryepiskopi pati rastin të kujtojë
për besimtarët se në çfarë kush-
tesh ishte realizuar kremtimi i The-
ofanisë në vitet e para (1992) kur
nuk kishin kishë dhe u mor me qira
salla e kinoteatrit, ndërsa në vazh
dim kur u hodh kryqi në det pati
tension dhe një grup njerëzish donin
të shkaktonin incident. Me këtë rast
Kryepiskopi in referua përparimit
të madh që është shënuar gjatë
këtyre viteve në përpjekjen për ri-
ngjalljen e Kishës sonë nga hiri.
Dhe në pëprjekjen e saj për ringritje
Kisha jonë me veprimtarinë e saj
shpirtëroredhesocialeijepnjë di
mension praktik konceptit të Shenj-
tërimit dhe Ndriçimit. Në zonat e
Mitropolisë së Shenjtë të Gjiro-
kastrës janë ndërtuar nga themeli
52 kisha të reja, 120 janë rikon-
struktuar ose riparuar ndërsa janë
blerë, ndërtuar dhe rindërtuar mbi
20 godina të mëdha e të vogla për
zhvillimin e jetës kishtare dhe akti-
vitetit arsimor. Shuma të mëdha ja-
në investuar nga Kryepiskopi për
vepra të ndryshme sociale (mbi 38
të tilla) si rrugë malore, rrjet ele-
ktrik, ujësjellësa, godina të arsimit
publik. Në Mitropolinë e Gjiroka-
strës funksionojnë 4 qendra të për-
kujdesjes ditore të fëmijëve, Liceu
Kishtar, konvikti i vajzave, 2 kampi-
ngje për të rinj etj.
Janë realizuar programet pilot
për zhvillimin e bujqësisë etj.