EmailFacebookKontakt

Korçë – Veprimtari të shumta për Krishtlindjet – Kolendrat

Korçë – Veprimtari të shumta për Krishtlindjet

Kolendrat

Si çdo vit në mbrëmjen e 23 dhjetorit në qytetin e traditave të mëdha, në Korçë, u zhvilluan kolendrat. Një festë që mbush me gëzim zemrat e të gjithë njerëzve, gëzim 1 cili mund të shihet hapur nëpër rrugët e qytetit. Njerëz të të gjitha moshave gëzojnë si fëmijët dhe këndojnë: “Kolendra, kolendra sot gëzuar për shumë mot. Zotërinj dhe zonja”.

Edhe këtë vit në të gjitha rrugët e ngrira të Korçës fëmijë, të rinj e të moshuar të përfshirë nga kjo atmosferë këndonin këngë Krishtlindjesh dhe sillnin lajmin e Lindjes së Madhe në çdo portë dhe sokak. Çdo trokitje sillte Lajmin e Mirë, të kujtonte një legjion engjëjsh që shpallnin: “Në qytetin e Davidit lindi Shpëtimtari”.

Grupe të moshave të ndryshme priti dhe Hirësia e Tij Joani në selinë e Mitropolisë së Shenjtë Korçë.

Korçë – Veprimtari të shumta për Krishtlindjet
Kolendrat
Si çdo vit në mbrëmjen e 23 dhjetorit në qytetin e traditave të mëdha,
në Korçë, u zhvilluan kolendrat. Një festë që mbush me gëzim zemrat e
të gjithë njerëzve, gëzim 1 cili mund të shihet hapur nëpër rrugët e qytetit.
Njerëz të të gjitha moshave gëzojnë si fëmijët dhe këndojnë: “Kolendra,
kolendra sot gëzuar për shumë mot. Zotërinj dhe zonja”.
Edhe këtë vit në të gjitha rrugët e ngrira të Korçës fëmijë, të rinj e të
moshuar të përfshirë nga kjo atmosferë këndonin këngë Krishtlindjesh
dhe sillnin lajmin e Lindjes së Madhe në çdo portë dhe sokak. Çdo trokitje
sillte Lajmin e Mirë, të kujtonte një legjion engjëjsh që shpallnin: “Në
qytetin e Davidit lindi Shpëtimtari”.
Grupe të moshave të ndryshme
priti dhe Hirësia e Tij Joani në
selinë e Mitropolisë së Shenjtë
Korçë.