Korçë
Kremtime të shumta për Krishtlindjet
Festival!
Atmosfera e Krishtlindjes si kudo trokiti edhe në qytetin me tradita të shquara të Korçës. Tradita, jo vetëm kulturore, artdashëse dhe arsimdashëse por edhe orthodhokse.
Përkrah zbukurimit të jashtëm të shesheve, rrugëve dhe ndërtesave, kjo festë pati edhe zhvillimet e saj shpirtërore dhe plot frymë, të organizuara këto nga Mitropolia e Shenjtë.
Në datën 17 dhjetor 2005, në sallën që ndodhet në katin e parë të kishës katedrale “Ngjallja e Krishtit”, u zhvillua një aktivitet festiv rinor. Morën pjesë 14 grupe të ndryshme nga e gjithë dioqeza e Korçës. Nuk mbetën jashtë kësaj atmosfere shkolla e mesme e muzikës “Tefta Tashko Koço”, e cila u prezantua me një grup harqesh. Gjithashtu edhe Qendra kulturore e fëmijëve “Mihal Grameno” u bë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke sjellë në sallë traditat e vjetra të qytetit dhe trevës me vallet e tyre të mrekullueshme. Të pranishëm ishin edhe kori i vajzave të kishës katedrale, si edhe kori i burrave të kishës “Burimi Jetëdhënës”. Pjesë e këtij festimi u bënë edhe fëmijët e shkollës 9-vjeçare greko-shqiptare “Homeri”, të cilët sollën në skenë me dëlirësinë e tyre fëmijërore një fragment nga Lindjae Krishtit.
I pranishëm ishte dhe Mitropoliti Imzot Joani, Myftiu i Korçës, Prefektja e Qarkut, si edhe mjaft personalitete të fushave të ndryshme.
Korçë
Kremtime të shumta për Krishtlindjet
Festival!
Atmosfera e Krishtlindjes si kudo trokiti edhe në qytetin me tradita
të shquara të Korçës. Tradita, jo vetëm kulturore, artdashëse dhe
arsimdashëse por edhe orthodhokse.
Përkrah zbukurimit të jashtëm të shesheve, rrugëve dhe ndërtesave,
kjo festë pati edhe zhvillimet e saj shpirtërore dhe plot frymë, të
organizuara këto nga Mitropolia e Shenjtë.
Në datën 17 dhjetor 2005, në sallën që ndodhet në katin e parë të
kishës katedrale “Ngjallja e Krishtit”, u zhvillua një aktivitet festiv rinor.
Morën pjesë 14 grupe të ndryshme nga e gjithë dioqeza e Korçës. Nuk
mbetën jashtë kësaj atmosfere shkolla e mesme e muzikës “Tefta Tashko
Koço”, e cila u prezantua me një grup harqesh. Gjithashtu edhe Qendra
kulturore e fëmijëve “Mihal Grameno ” u bë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke
sjellë në sallë traditat e vjetra të qytetit dhe trevës me vallet e tyre të
mrekullueshme. Të pranishëm ishin edhe kori i vajzave të kishës katedrale,
si edhe kori i burrave të kishës “Burimi Jetëdhënës”. Pjesë e këtij festimi
u bënë edhe fëmijët e shkollës 9-vjeçare greko-shqiptare “Homeri”, të
cilët sollën në skenë me dëlirësinë e tyre fëmijërore një fragment nga
Lindjae Krishtit.
I pranishëm ishte dhe Mitropoliti Imzot Joani, Myftiu i Korçës,
Prefektja e Qarkut, si edhe mjaft personalitete të fushave të ndryshme.
(vijon në faqen 10)