Nxënësit e shkollës shqiptaro- amerikane “Protagonistët” në kryeqytet festuan më 22 dhjetor pasdite, në një nga sallat e Akade- misë së Arteve, ardhjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2006.
Në këtë veprimtari ishte i ftuar edhe Kryepiskopi Anastas, mësuesit dhe prindërit e nxënësve, të cilët ndoqën për më shumë se një orë programin festiv të përgatitur nga fëmijët e shkollës.
Të 105 nxënësit e katër klasave prezantuan këngë, recitime, humor, dramatizime dhe histori nga Lindja e Krishtit dhe pritjes së Vitit të Ri, duke përcjellë emocione të veçanta tek të gjithë të pranishmit. Në fytyrat e vogëlushëve ndriçonte drita e Krishtlindjes dhe gëzimi fëmijëror i shoqëruar nga duartrokitjet e
zjarrta të prindërve të tyre. Është e natyrshme që ky gëzim të jetë edhe më i madh tek fëmijët, të cilët Zoti Krisht i quan bijtë e Tij “… sepse e tyre është Mbretëria e Perëndisë”.
Në fund të aktivitetit fëmijët dhe prindërit e tyre i përshëndeti edhe drejtoresha e shkollës, znj. Shanon Sakelariu, e cila tregoi për punën e madhe në kuadrin e kësaj feste si edhe dëshirën dhe devot- shmërinë e stafit për të përgatitur të ardhmen e vendit me dashuri për dijen dhe kulturën.
Nxënësit e shkollës kishin përgatitur edhe një tufë me lule për Kryepiskopin Anastas, i cili mes emocioneve dhe buzëqeshjeve i bekoi ata me dashurinë dhe ngroh- tësinë e Atit dhe Bariut të Kishës sonë.
Pasdite festive e fëmijëve të shkollës
“Protagonistët”
Vogëlushët e kopshtit ndanë gëzimin e festave me
edukatoret dhe prindërit
Nxënësit e shkollës shqiptaro-
amerikane “Protagonistët” në
kryeqytet festuan më 22 dhjetor
pasdite, në një nga sallat e Akade-
misë së Arteve, ardhjen e Krisht
lindjes dhe Vitit të Ri 2006.
Në këtë veprimtari ishte i ftuar
edhe Kryepiskopi Anastas, mësuesit
dhe prindërit e nxënësve, të cilët
ndoqën për më shumë se një orë
programin festiv të përgatitur nga
fëmijët e shkollës.
Të 105 nxënësit e katër klasave
prezantuan këngë, recitime, humor,
dramatizime dhe histori nga Lindja
e Krishtit dhe pritjes së Vitit të Ri,
duke përcjellë emocione të veçanta
tek të gjithë të pranishmit. Në fytyrat
e vogëlushëve ndriçonte drita e
Krishtlindjes dhe gëzimi fëmijëror
i shoqëruar nga duartrokitjet e
zjarrta të prindërve të tyre. Është
e natyrshme që ky gëzim të jetë
edhe më i madh tek fëmijët, të cilët
Zoti Krisht i quan bijtë e Tij “… sepse
e tyre është Mbretëria e Perëndisë”.
Në fund të aktivitetit fëmijët
dhe prindërit e tyre i përshëndeti
edhe drejtoresha e shkollës, znj.
Shanon Sakelariu, e cila tregoi për
punën e madhe në kuadrin e kësaj
feste si edhe dëshirën dhe devot-
shmërinë e stafit për të përgatitur
të ardhmen e vendit me dashuri për
dijen dhe kulturën.
Nxënësit e shkollës kishin
përgatitur edhe një tufë me lule për
Kryepiskopin Anastas, i cili mes
emocioneve dhe buzëqeshjeve i
bekoi ata me dashurinë dhe ngroh-
tësinë e Atit dhe Bariut të Kishës
sonë.