Një festë të veçantë kishin përgatitur vajzat konviktore me bursë të siguruar nga Kryepiskopi në konviktin e tyre, në Bularat. Atmo-sfera ishte me të vërtetë prekëse dhe ishin të qarta mesazhet falënderuese që rrezatonte programi dhe zemra e tyre për gjithçka që Kisha jonë në personin e Kryepiskopit Anastas bën për to, për të pasur më shumë arsim, jetë shpirtërore të thellë dhe edukim më të gjithanshëm.
Vajzat informuan Kryepiskopin për përpjekjet që bëjnë për përparimin e tyre, por edhe për të mbajtur porosinë e tij të vazhdueshme, që “ato çka disponojmë t’i ndajmë me të tjerët”. Dhe me përpjekjen për organizimin e grupeve të katekizmit nxënësit e kësaj qendre përpiqen pikërisht të ndajnë këto dhurata shpirtërore që Perëndia i bëri të denja të kenë në konviktin e Kishës.
Në konviktin e vajzave, në Bularat
Një festë të veçantë kishin përgatitur
vajzat konviktore me bursë të siguruar nga
Kryepiskopi në konviktin e tyre, në Bularat.
Atmo-sfera ishte me të vërtetë prekëse dhe
ishin të qarta mesazhet falënderuese që
rrezatonte programi dhe zemra e tyre për
gjithçka që Kisha jonë në personin e
Kryepiskopit Anastas bën për to, për të
pasur më shumë arsim, jetë shpirtërore të
thellë dhe edukim më të gjithanshëm.
Vajzat informuan Kryepiskopin për
përpjekjet që bëjnë për përparimin e tyre,
por edhe për të mbajtur porosinë e tij të
vazhdueshme, që “ato çka disponojmë t’i
ndajmë me të tjerët”. Dhe me përpjekjen për
organizimin e grupeve të katekizmit nxënësit
e kësaj qendre përpiqen pikërisht të ndajnë
këto dhurata shpirtërore që Perëndia i bëri
të denja të kenë në konviktin e Kishës.