EmailFacebookKontakt

Mesazhi i Krishtlindjeve – Lindja e Diellit të Drejtësisë

Lindja e Diellit të Drejtësisë

+ Anastasi,

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Klerit dhe besimtareve shpresëtarë Orthodhoksë, Βή të shtrenjtë më Zotin,

‘ ‘Linde Ti prej Virgjëreshës, o Krisht, Diell < hpirtëror i Drejtësisë”, psalëm dje gjatë Shër- oesës së Mbrëmësores. Foshnja Hyjnore, Li- adjen e së Cilës kremtojmë sot, nuk rrezaton >/etëm pafajësi, dëlirësi dhe mirësi, por njëko- lësisht është “Dielli shpirtëror” për mbarë ^ruzullin; “drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri ]ë vjen në botë” (Jn. 1:9). Ai lind në historinë ? njerëzimit për të zhdukur errësirën dhe Dluhurin, për të ndriçuar, për të ngrohur dhe Dër të gjallëruar qenien tonë; për të drejtuar jcjen e mbarë botës. Gjatë periudhës së jetës së Tij në tokë, Fjala e Trupëzuar e Perëndisë, shpalli: “Unë erdha dritë në botë” (Jn. 12:46). ‘“Unë jam drita e botës; ai që më ndjek pas, luk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën ;jetës”(Jn. 8:12).

Njerëzimi, në të kaluarën, ka njohur pika të ndryshme të ndritura. Por, siç ka theksuar Klementi i Aleksandrisë: “Filozofia greke i ngjan shkëlqimit të fitilit që ndezin njerëzit duke vjedhur mjeshtërisht dritën nga dielli. Por, sapo u shpall Fjala, shkëlqeu tërë ajo dritë e shenjtë”.

Me fjalën, me jetën e Tij, me Pësimin dhe Ngjalljen, Jisui do të zbulojë nëplo- tësinë e vet kuptimin e drejtësisë. Do t’i ofrojë njeriut të drejtën e vet si hir dhe përdëllim, do t’i dhurojë pastrimin shpirtëror dhe ndriçimin e mendjes dhe të zemrës, do të shpallë me të madhe li- dhjen që bashkon drejtësinë, paqen dhe shpëtimin.

Që në periudhat më të lashta, njerëzimi ndjeu rëndësinë unikale të diellit për çdo formë jete mbi tokë. Sa më shumë zhvillohet shkenca, aq më shumë aspekte mahnitëse të ndikimit të diëllit njohim. Nën rrezet e tij zbulohet pasuria e papërshkrueshme e ngjyrave, e bukurisë së tokës, të detit e të qiellit dhe kryhet në mënyrë mahnitëse evolucioni i çdo lloji të jetës. Por, “nëse dielli që i nënshtrohet prishjes është aq i bukur… shumë herë më i bukur është dielli i drejtësisë” (Vasili i Madh). Rrezet e Diellit shpirtëror të Drejtësisë hedhin dritë, gjallërojnë hipostazën tonë psiko-trupore, na fuqizojnë në përpjekjen tonë shpirtërore. Ndikimin e Tij mirëbërës e ndiejnë në mënyrë indirekte edhe ata që nuk e shohin drejtpërdrejt – ngaqë re të (vijon në faqen 6)

Mesazhi i Krishtlindjeve

Lindja e Diellit të Drejtësisë

(vijon nga faqja 1) dendura që errësojnë mendjet dhe zemrat e tyre – madje edhe ata që janë të mbyllur në shpella të errëta pasio – nesh ose në rrugë të nëndheshme mashtrimi dhe pabesie.

Karakteristikë bazë e Shpër- blyesit është drejtësia. Thirrja “o Diell shpirtëror i Drejtësisë” pëqa- shton çdo keqinterpretim fiziokra- tik të alegorisë theologjike. Dhe Krishti i porsalindur caktohet si qendër e jetës sonë personale, e shoqërisë dhe e lëvizjes së botës. Me fjalën, me jetën e Tij, me Pësi- min dhe Ngjalljen, Jisui do të zbu- lojë në plotësinë e vet kuptimin e

/ X

Perëndia i Pafund zbulohetjo si një Qenie Supreme indi- ferente, si Njësh i ftohtë, i pa- lëvizshëm i filozofisë, por si Perëndi vetjak, i interesuar drejtpërdrejt për sa ndodhin në botë, si Zot i paqes dhe i drejtësisë. Kjo e vërtetë ofron ngushëllim të thellë.

drejtësisë. Do t’i ofrojë njeriut të drejtën e vet si hir dhe përdëllim, do t’i dhurojë pastrimin shpirtëror dhe ndriçimin e mendjes dhe të zemrës, do të shpallë me të madhe lidhjen që bashkon drejtësinë, paqen dhe shpëtimin.

por si Perëndi vetjak, i interesuar drejtpërdrejt për sa ndodhin në botë, si Zot i paqes dhe i drejtësi-

‘——————— ->

…Për të gjithë ne, besimtarët që marrim rrezatimin e hirit të Diellit shpirtëror të Drejtë- sisë, vihet një detyrë e menjë- hershme: Të jemi njerëz të drejtë në çdo çast të jetës sonë, në të gjitha marrëdhë- niet me njerëzit tanë dhe ata të huaj, të mbështesim me guxim dhe burrëri drejtësinë në jetën shoqërore.

X — /

së. Kjo e vërtetë ofron ngushëllim të thellë. Ndaj, sado që herë pas here duket se dominojnë, nën pre- tekste të ndryshme, aktet e pali- gjshme të të fuqishmëve dhe tin- zarëve, Dielli i Drejtësisë do t’i zbulojë përfundimisht dhe do t’i neutralizojë qarqet e padrejtësisë së tyre.

Njëkohësisht, për të gjithë ne, besimtarët që marrim rrezatimin e hirit të Diellit shpirtëror të Drejtë- sisë, vihet një detyrë e menjëher- shme: Të jemi njerëz të drejtë në çdo çast të jetës sonë, në të gjitha marrëdhëniet me njerëzit tanë dhe ata të huaj, të mbështesim me guxim dhe burrëri drejtësinë në jetën shoqërore. Sepse mbetet përherë aktuale dukuria që stigma- tizon profeti: “Mjerë ata që të ke- qen e quajnë të mirë dhe të mirën të keqe; që për dhurata e shfajë- sojnë të shtrembëtin dhe të drejtit ia mohojnë të drejtën” (Isaia 5:20- 21). Nuk janë vetëm qarqet që parakushtëzojnë gjykatat me veprime korruptive, të cilat në ve- nde të ndryshme po minojnë dhë- nien e drejtësisë. Në nivelet e ndryshme të shoqërisë sonë shu- mëformëshe, për shmangien e padrejtësisë, kërkohet qëndresë me fjalën, shembullin, sjelljen, qoftë edhe kur kjo gjë ka kosto të lartë. “Lum ata që pëmdiqen për hir të drejtësisë, sepse e atyre është Mbretëria e Qiejve” (Matth. 5:10), të cilën sjell Krishti i porsalindur.

Të gjithë ata që i besojnë dhe e duan Perëndinjeriun Jisu, duhet veçse të kërkojnë më parë “mbre- tërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij” (Matth. 6:33) dhe të përpi- qen të bëhen, çdo ditë e më shumë njerëz që kanë uri dhe etje për drejtësi (Matth. 5:6). Jo në mënyrë të jashtme, fariseike, sa për t’u dukur, por në mënyrë të brend- shme, personale. “Nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e tepërt se ajo e shkruesve dhe farisejve, nuk keni për të hyrë në Mbretërinë e Qiejve” (Matth. 5:20), shpalli Krishti.

Ndikimi mirëbërës i Diellit të Drejtësisë arrin edhe në skutat ku nuk i prekin direkt rrezet e Tij. Ndaj, “nga çdo komb pranon atë që ka frikë prej Tij dhe bën drej- tësi” (Vep. 10:35). Sa më tepër lidhen me njëri-tjetrin banorët e planetit tonë, aq më shumë dëshira për drejtësi merr përmasa mbarë- botërore. Dëshira dhe përpjekjet për paqe dhe drejtësi mbi tokë, në çdo rast konkret, në çdo kënd të rruzullit, është pjesëmarrje në veprën e Perëndisë dhe ka shenj- tëri tëpadiskutueshme. Gjithashtu, kjo përbën prelud dhe “shenjë” për mbizotërimin përfundimtar të

< >

Dëshira dhe përpjekjet për paqe dhe drejtësi mbi tokë, në çdo rqst konkret, në çdo kënd të rruzullit, është pjesë- marrje në veprën e Perëndi- së dhe ka shenjtëri të padi- skutueshme.

X /

së drejtës, kur Krishti, gjatë ar- dhjes së Tij të dytë” do të gjykojë mbarë botën me drejtësi” (Vep. 17:31). Aspirata j onë për të parë “qiej të rinj dhe tokë të re… në të cilat rri drejtësia” (II Petr. 3:13), përbën vizionin bazë të krishterë për qëllimin e Historisë. Drejtësia e Perëndisë është për nga natyra eskatologjike, por parashijimi i saj bëhet i ndjeshëm që tani. Dhe kjo siguri eskatologjike lëshon një rrezatim dinamik bamirës në

përpjekjet tona, të të gjithëve, për drejtësi, tek e këtushmja dhe e tashmja.

* *

“Linde Ti prej Virgjëreshës, o Krisht, Diell shpirtëror i Drejtësi- së”, psalëm me dëshirën e brend- shme që të shkëlqejë vazhdimisht edhe në shpirtin tonë. Por “dielli i

/ — X

Eshtë koha që me ndërgje- gje t’i drejtohemi Krishtit, Diellit të Drejtësisë, Lindjen e të Cilit kremtojmë, me ve- ndimin që të ecim nën dri- tën e Personit të Tij… Dhurata më e çmuar që mund t’i bëjmë vetvetes për Krishtli- ndje është ta mbajmë brenda nesh këtë Diell.

drejtësisë… nuk u fal të gjithëve kënaqësinë e vet, por vetëm atyre që rrojnë denjësisht sipas tij” (Vasili i Madh).

Ndaj, është koha që me ndër- gjegjet’i di’ejtohemi Krishtit, Diellit të Drejtësisë, Lindjen e të Cilit kremtojmë, me vendimin që të ecim nën dritën e Personit të Tij. Le t’i përgjërohemi që të hedhë dritë në mendjet dhe zemrat tona, në çdo çast dhe fazë të jetës sonë, të mbushë plot dritë paqeje dhe dëshirë drejtësie vendin tonë dhe mbarë botën. Dhurata më e çmuar që mund t’i bëjmë vetvetes për Krishtlindje është ta mbajmë brenda nesh këtë Diell.

Krishtlindje të bekuara!

Me uratat e zjarrta të Perëndisë,

+ Anastasi,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i gjthë Shqipërisë

Tiranë, 25 Dhjetor 2005

1 lesazhi i Krishtlindjeve
Lindja e Diellit të Drejtësisë
+ Anastasi,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe besimtareve shpresëtarë Orthodhoksë,
Βή të shtrenjtë më Zotin,