EmailFacebookKontakt

Gjeorgji – “Krishterimi në jetën tonë – E kaluara, e tashmja, e ardhmja” – Simpozium me rastin e 1600-vjetorit të kishës lokale

Gjeorgji

“Krishterimi nëjetën tonë – E kaluara, e tashmja, e ardhmja”

– Simpozium me rastin e 1600-vjetorit të kishës lokale –

Nga data 24 deri më 26 nëntor, në krye- qytetin e Gjeorgjisë, Tbilis, u zhvillua Simpoziu- mi me temë: “Krishterimi në jetën tonë. – E kaluara, e tashmja, e ardhmja”. Ai u organizua nga Kisha Orthodhokse e Gjeorgjisë në ba- shkëpunim me UNESKO-n, në kuadrin e 1600-vjetorit të shpalljes së krishterimit si feja zyrtare në këtë vend, në fillim të shek. IV (pre- dikuesi i parë në Gjeorgji ishte Apostull Andrea).

Në veprimtari morën pjesë rreth 200 shkencëtarë vendës, si dhe nga 40 vende të ndryshme.

U mbajtën 180 referate, të ndara në 7 seksi- one të cilat punonin paralelisht. Tematikat krye- sore ishin:a) Kombësia dhe globalizmi; b) Po- litika, ligji dhe ekonomia; c)Edukimi dhe morali; d) Gjithësia dhe njeriu; e) Kultura; f) Trashë- gimia e krishterë: Historia e gjuhësia dhe g) Tra- shëgimia e krishterë: Studime arti e muzi- kologji.

Në simpozium mori pjesë edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, madje referimit të përfaqësuesit të saj, Ark. Justinit, me temë “Krishterimi dhe morali personal; Modeli-shenjtorët”, iu dha vend në seancën e parë plenare.Seanca u hap me përshëndetjet e Patrikut Ilia të Gjeorgjisë, kryetarëve të

Parlamentit dhe Akademisë e më pas u mbajtën disa re­
ferate kryesore. Seanca tjetër plenare u mbajt në fund të
punimeve, ku u nxorën përfundimet e veprimtarisë.
Gjeorgjia (ish-Iberia),
e mori emrin e saj nga
Shën Gjergji, meqë Shën
Nina, bier apo stull e dhe
ndriçuese e vendit në fillim
të shek. IV, rridhte nga
fisi i shenjtit.
Si vend është mjafi i
varfer dhe me probleme të
mprehta, të trashëguara nga
epoka sovjetike apo të reja,
por banorët dallohen per
një përkushtim të veçantë
ndaj besimit dhe
sidomos rinia.
Në Gjeorgji ngado të
tërheqin vëmendjen kisha
të mrekullueshme, të
mëdha dhe të larta, të cilat
ruhen që nga shek. VIII. Ato
kanë brenda tyre thesare
mbarëbotërore, arkitekto-
nike, të gdhendjes,
afreskeve etj.