EmailFacebookKontakt

Austri – Një intervistë e Patrikut Ekumenik

Austri

Nj

Gjatë një vizite triditore në Vje- në, me ftesë të Kancelarit Shusel, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Islami dhe bota pluraliste”, Patriku Ekumenik Var- tholomeu I kritikoi, më 14 tetor, politikën e kohëve të fundit të Tur- qisë ndaj minoriteteve të krishtera, sidomos për sa i përket pronave. Në një intervistë në televizionin publik ORF, Patriku kërkoi rihapjen e Universitetit Teologjik të Halkit, shkollë e domosdoshme për mbije- tesën e Patrikanës së Konstandino- pojës. Ndalimi i saj është në kontra- diktë flagrante me aspiratat e Tur-

qisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ai foli edhe për vendi- min arbitrar të një gjykate turke, që i hoqi të drejtën e pronësisë Patri- kanës mbi një jetimore në ishullin e Bujukadas.

Gjithashtu, duke folur për pre- sionin e krijuar nga manifestimet ekstremiste kundër Patrikanës Ekumenike, ai tha se ato “nuk do të arrijnë asgjë; as zhvendosjen e Patrikanës jashtë vendit, gjë për të cilën mbledhin firma, as nuk do cë- nojnë bazat e moralit tonë dhe nuk do të sjellin asnjë ndryshim në orientimet që i kemi vënë vetes”.