Duke mos marrë parasysh paralajmërimet e shtetit izraelit, dhe faktin se ai nuk duket se ka ndër mend të pasojë Autoritetin Palestinez dhe Jordaninë në njohjen e tij si Patrik, Theofili HI u fronëzua më 22 nëntor, si kreu i rreth 100 mijë orthodhoksëve në Vendet e Shenjta. Ceremonia u zhvillua në Kishën e Varrit të Shenjtë, kryekle- rik i së cilës ai ishte deri më tani. Në të morën pjesë qindra besimtarë, që e mbushën kishën plot e përplot, të cilët thirrën njëzëri “aksios” (i denjë).
Në ceremoni merrnin pjesë edhe mjaft për- faqësues fetarë nga kishat e tjera Orthodhokse, politikanë dhe mjaft autoritete të tjera. Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Beratit Ignati dhe Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Proto- presviter Jani Trebicka.
Theofili zëvendësoi Patrikun e shkarkuar Irineos. Fronëzimi i tij u përpoq të pengohej nga autoritetet izraelite, me një letër të ministrit të
ngarkuar me problemet e Jerusalemit (ato sipas ligjit duhet të japin aprovimin e tyre së bashku me autoritetin palestinez dhe Jordaninë).
Por, në një letër përgjigjeje, Patrikana e Jerusalemit i hidhte poshtë pretendimet dhe shprehej se kjo ishte një ndërhyrje e papranu- eshme në autonominë e Patrikanës dhe në lirinë e besimit fetar.
Theofili III, 53 vjeç, është me origjinë nga Mesinia, në Greqi dhe u zgjodh Patriarku i 140″ të i Jerusalemit dhe i gjithë Palestinës, me votë unanime të Sinodit të Shenjtë, më 22 gusht. Ai erdhi në Vendet e Shenjta në vitin 1964, për të studiuar teologji dhe në vitin 1970 u dorëzua prift. Në vitin 1986 u zgjodh sekretar i Sinodit për marrëdhëniet me jashtë dhe episkop 6 muaj para zgjedhjes si Patrik.