Në një atmosferë shpirtërore, kur Kisha jonë po përjeton periu- dhën përgatitore të Krishtlindjes, në Manastirin e Shën Vlashit pranë Durrësit, u zhvillua konferenca stu- dentore me temë “Të jetosh në bo- tën sekulare”. Referues i tri kum- tesave në këtë aktivitet kombëtar tradicional ishte misionari ameri- kan në vendin tonë, dhjakon Hekto- ri, i cili foli mbi temat: “Bota e ma- shtrimit, sëmundjes dhe vdekjes”, “Kisha si spital” dhe “Transformi- mi i vetes dhe i botës”.
Në këtë veprimtari merrnin pje- së rreth 100 të rinj të ardhur nga disa qytete, një pjesë e të cilëve vi- nin për herë të parë. Programi ishte i larmishëm me shërbesa kishtare, biseda biblike, lutje falënderimi, aktivitete kulturore dhe sportive.
Pjesëmarrësit ndoqën me inte- res referatet e dhjak Hektorit, i cili foli mbi disa nga problemet botë- rore që po kalon brezi i sotëm. Referatet u bënë edhe më interesante me pyetjet e studentëve, të cilët dhanë edhe përvojat e tyre mbi çë- shtjet e trajtuara.
Disa nga veprimtaritë e tjera brenda programit të konferencës ishin edhe diskutimet në grupe, të cilat kishin si qëllim njohjen e të rinjve nga afër me njëri-tjetrin si dhe aktivizimin e tyre në bisedat biblike. Në kohën e lirë, ata morën pjesë edhe në konkurset sportive dhe artistike.
Ndërsa mbrëmjen e së shtunës ndoqën filmin “Fëmijët e qiellit”.
Ditën e diel, në këtë konferencë ishte ftuar të merrte pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, i cili drejtoi
Liturgjinë Hyjnore dhe mbajti predi- kimin, duke folur rreth rëndësisë së Liturgjisë në Kishën tonë. Në dre- kë, Krypiskopi bisedoi me të rinjtë, duke ndarë me ta çaste të bukura, përshëndetje dhe urime.
Në fjalën drejtuar studentëve Kryepiskopi Anastas theksoi ndër të tjera: “Puna jonë nisi nga gër- madhat, por me hirin e Perëndisë gjërat janë shndërruar dhe janë bë- rë më të mira. Siç e shihni po për- piqemi që jo vetëm të ndërtojmë gjëra të reja, por gjithçka që ndër- tojmë të jetë e bukur, sepse një element bazë i traditës orthodhokse është bukuria dhe dashuria. Këto janë karakteristika bazë të ortho- dhoksisë. Ndoshta ju e keni vënë re se po bëhet një përpjekje e ve- çantë për të zbukuruar vendin. Ata që janë nga Korça, Pogradeci, Be- rati, Fieri ose Saranda kanë parë që kishat tona në këto qytete janë nga më të bukurat, sepse vendi ka nevojë për bukuri dhe dashuri. Ju duhet ta dini që epoka në të cilën jeton brezi juaj ka shumë avanta- zhe në krahasim me brezin që kaloi. Avantazhi i parë i madh është që ju jetoni në një vend të lirë, por brenda kësaj rrinë fshehur rreziqe…
Për të pasur një shoqëri të drejtë nuk mjafton të jesh i lirë. Duhet drejtësi dhe kryesisht dashuri. Për drejtësi dalin ligje dhe sisteme li- gjore të ndryshme, por kush do ta mbjellë dashurinë, kush do të për- kujdeset që ajo të rritet? Prandaj edhe është një përgjegjësi ejashtë- zakonshme e Kishës sonë që kjo dashuri të lindë dhe të zhvillohet, të rritet. Një dashuri, e cila në radhë të parë do të shtrihet në shoqërinë tonë të ngushtë dhe brenda familjes ku ne jetojmë, por edhe në mbarë shoqërinë. Sepse Kisha nuk është një grup njerëzish që mbyllen brenda vetes dhe çdo gjë që marrim ne nga Perëndia e dashurisë duhet t’ia ofrojmë të tjerëve pa pyetur se cilët janë këta persona, nga vijnë apo çfarë besojnë. Ai që është po- shtë nën rrezatimin e diellit të drej-
tësisë, një krahasim tjetër për Krishtin, duhet ta transmetojë këtë dritë dhe këtë dashuri kudo ku ai ndodhet. Ju qëjeni brezi i ri dhe për- bëni të ardhmen e këtij vendi, bast^ me formimin tuaj shkencor, profesional që merrni, duhet që të kultivoni dhe këtë bukuri të shpirtit, që shprehet vetëm me anë të dashurisë. Ju e dini mirë, që Shqi- përia ka nevojë për shumë gjëra, por kryesisht ka nevojë për njerëz të ndershëm, të gjallë, kreativë, të cilët kudo që do të gjenden do të sjellin diçka te re. Ju keni marrë disa elementë në një rrugë, e cila dihet që është e vështirë. Që dikush të jetojë në këto kushte sot nuk është aspak e lehtë. Por ajo që ndërmerrni të bëni është diçka që ka vlerë. Jo vetëm familjet tuaja, por mbarë vendi pret nga ju që të bëni në të ardhmen shumë gjëra, sepse brezi ynë me kalimin e kohës po mbaron, jeta e një njeriu është si një lumë, i cili rend dhe nuk nda- let kurrë. Ne filluam të kuptojmë dhe ta ndiejmë botën kur në mbarë Europën ishte lufta dhe armiqësia që mbizotëronte. Brezi juaj ka disa perspektiva më pozitive. Mendoj dhe shpresoj që së shpejti Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian. Por përpiquni që këto kushte të reja që do krijohen t’i përdorni në mënyrën e saktë, sepse edhe epoka që vjen
është mizore, është epoka e kon- kurencës, do të mbijetojnë ata të cilët janë më të formuar, më të shkolluar, më të specializuar. Mos prisni që të tjerët t’ju japin falas pozita dhe suksese të gatshme në jetën tuaj. Duhet një punë si- stematike, një punë shumë e fortë dhe ajo që dua të theksoj, është të mos mbeteni të vetëm. Nuk duhet të humbni rastin që të ripërtëriheni, të paktën çdo të diel, duke ardhur në kishë. Mos e lini këtë rast të mirë që jepet për zhvillimin shpirtëror brenda në kishë, sepse Kisha është një vend i tillë dhe në mënyrë të veçanë Liturgjia Hyjnore është burimi i kësaj ripërtëritjeje dhe për më tepër kultivoni këtë miqësi midis jush dhe përpiquni që secili të jetë për tjetrin një bekim i vërtetë. Sepse në botën e madhe duket sikur një person përbën shpeshherë një kër- cënim për personin tjetër. Por në kishë, një njeri duhet të kthehet në bekim për personin tjetër. Ne për- piqemi të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për t’ju ndihmuar, por për- piquni edhe ju nga ana juaj të shi- koni me mënyrë krijuese se çfarë mund të ndërmerrni për të ndihmuar të tjerët. Ju uroj me gjithë ze- mër, shumë punë, shumë dashuri dhe shumë kreativitet.
Isidor Koti