RESTAURIMI
IMANASTIRIT
TË CEPOS
DHE SHPELLAT
E ASKETËVE
PRANËTIJ
Manastiri i Cepos, ndodhet në afërsi të fshatit Kardhiq, në një pllajë nga duket nje pamje e gjere e luginës së Drinos. Në gjendjen e sotme nga manastiri ka mbetur ve- tëm kisha dhe një konak. Ndërtimet e tjera përreth janë të reja, të bëra nga regjimi i mëparshëm për nevo- jat e ushtrisë, e cila e përdorte këtë manastir deri vonë.
Kisha
Kisha është tipit bazilikal, me kupolë. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit. Nuk ka narteks, as hajat. Në anën perëndimore ru- hen gjurmë murature, të cilat mund të kenë qenë të narteksit ose haja- tit. Naosi është trenefësh, i mbulu- ar me një sistem harqesh e kalo- tash sferike. Kolonat e brendshme lidhen ndërmjet tyre, si dhe me mu- ret perimetrale me harqe, duke kri- juar bërthama katërkëndëshe, të cilat mbulohen me kalota sferike, me bazë elipsi. Në bërthamën qe- ndrore janë ndërtuar dhe dy harqe suplementare, që e kthejnë bërtha- mën katërkëndëshe kënddrejtë në katror, mbi të cilën ngrihet kupola mbi një tambur të lartë. Ambienti i altarit ka të njëjtin ndërtim kon- struktiv si naosi. Në anën lindore dalin jashtë tri apsida: e bemës, pro- tesit dhe diakonikonit.
Hyrja e kishës në anën jugore mbrohet nga një portik. Dy kolona në ballë, të lidhura me harqe ndër- mjet tyre dhe me muret e kishës, formojnë një bërthamë katrore, e cila mbulohet me kalotë sferike.
Teknika e ndërtimit është e njëj- të me ndërtimet e tjera monumentale të zonës. Muratura është ndër- tuar me gurë të lidhur me llaç gël- qereje, po kështu dhe konstruksi- oni i mbulesës. Çatia ka qenë e mbu- luar me rasa guri. Muret përfundo- jnë me një kornizë të fuqishme në formë dhëmbësh sharre me tri ra- dhë, që është i vetmi element deko- rativ që thyen planin e rrafshët të muraturës e tregon për përkujde- sjen dekorative të mjeshtrave.
Ndryshim në përpunimin deko- rativ të pamjeve të jashtme paraqet pamja lindore. Tri apsidat e dala për- mbajnë harkada të vazhdueshme të verbëta, të cilat përbëjnë një element të fuqishëm dekorativ.
Në gjendjen e sotme interieri i kishës është i zhveshur nga piktura murale dhe nga të gjitha elementet e tjera, si ikonostasi, froni episkopal, amvoni, prosqinitarët, ikonat dhe ndenjëset për besimtarët.
Kisha nuk përmban mbishkrim për datimin e saktë të saj. Por sipas tipareve tipologjike, ajo duhet të jetë ndërtuar gjatë shekullit të 18-të.
Konaku
Konaku është ndërtuar në anën lindore të kishës. Është një ndërte- së me zhvillim gjatësor dykatëshe dhe me nga dy mjedise në çdo kat. Gjurmë murature në anën jugore dëshmojnë për vazhdimin e ndër- tesës në këtë anë.
Kompozimi planimetrik i konakut është i zakonshëm për ndërtimet monastike: Në pamjen ballore zhvillohej një hajat i hapur, ku dalin dyert dhe dritaret e dhoma-
ve të katit. Në katin përdhe hajati mbështetet mbi një sërë galerish të vazhdueshme dhe të mbuluara me qemere cilindrike.
Muratura është e ndërtuar me gurë të papërpunuar, çatia eshtë e mbuluar me tjegulla bizantine, ndër- sa dyshemeja e katit është prej druri.
Punimet restauruese
Me porosi të veçantë të Krye- piskopit Anastas, Bërthama e Tra- shëgimisë Kulturore përgatiti pro- jektin e ndërhyrjeve restauruese në këtë manastir. Në qershor të këtij viti u dha fondi per punimet e ndër- hyrjet restauruese në manastir.
Ndërhyrjet në monument janë të karakterit konsolidues si dhe plotësime të pjesëve që mungojnë.
Rikthimi i qëndrueshmërisë së konstruksionit po realizohet me më- nyrat tradicionale dhe të zbatuara gjerësisht në monumentet e tjera të të njejtit karakter, siç janë fuga- timet dhe injektimet.
Gjithashtu rindërtimi i pjesëve munguese po bëhet me materiale dhe teknikë të njëjtë me ato ekzi- stuese.
Shpellat e asketëve
Në bisedë me punëtorët, të cilët janë dhe banorë të zonës si dhe nga një informacion i marrë nga Mitro- polia e Gjirokastrës, mësuam se në malin shkëmbor që ndodhet në pje- sën jug-perëndimore të manastirit ndodhet një grup shpellash të as- ketëve, të cilat i vizituam.
Shpellat ishin të -vendosura në një faqe të pjerrët shkëmbore me pamje nga veriu. Një mur i ndërtuar me shumë kujdes nga mjeshtrat ishte “fasada” mbrojtëse e këtyre shpellave. Aty-këtu në këtë fasadë dukeshin dritare dhe frëngji, të cilat i krijojnë mundësi komunikimi mje- diseve të mbrendshme. Me vështi- rësi u ngjitëm deri te guva kryeso- re (kisha), e cila ishte më e madhja. Në paretet shkëmbore të saj dukeshin akoma gjurmët e shtresave të pikturës murale. Të bënte përshty- pje harmonizimi i përkryer i murit me shkëmbin. Me një kalim shumë të ngushtë dhe të rrezikshëm arri- hej në dy guvat e tjera. Ky kalim mund të ketë qenë më përpara një shka- llare e gurtë, siç tregojnë edhe gjur- mët, por që është dëmtuar më vonë nga koha. Guvat e vogla, të cilat me- ndohet të kenë qenë qelat e asketë- ve, kishin përpara tyre një pamje të gjerë nga ku dukeshin qartë edhe konturet e manastirit. Në një moment qetësie, kur ndodheshe bre- nda në guvë, përjetoje pothuajse plotësisht natyrën e jetës asketike.
U larguam nga shpellat me me- ndimin dhe dëshirën për t’u kthyer sërish, për të bërë një studim të plo- të historik dhe arkitektonik të tyre. Jeta asketike në këto shpella mund të ketë qenë gjeneza e fillimit të jetës në manastir.
Ark.Rest. G. (Joan) Stratobërdha