EmailFacebookKontakt

Shënim hyrës për materialin e Krishtlindjes nga Olimbi Mulla

Ay material u shkrua
nga Olimbi Mulla, për
t’u shpërndarë tek besim-
tarët (në kohën kur ki-
shat ishin të mbyllura
dhe feja e ndaluar nga
regjimi komunist), në
vitin 1968, me rdstin e
Krishtlindjeve.
Nga ana e një grupi
grash të qytetit të Korçës
të mbledhura rreth Dhi-
mitra Cicos dhe Olimbi
Mullës (që ka qenë dhe
kryetare e Dhimojero-
ndisë të Mitropolisë së
Korçës në kohën e mby-
lljes së kishave) bëhej
një punë e madhe për të
mbajtur gjallë besimin
orthodhoks. Në këtë pe-
riudhë shtëpia e Dhimi-
tra dhe Marika Cicos (e
mbiquajtur shtëpia e Ste-
fanait-lKorinth. 1:16),
ishte qendra e veprim-
tarisë së grave ortho-
dhokse ku kryheshin
predikime në rrethe të
ngushta dhe përhapej
literatura fetare.
Me kërkesën e besim-
tarëve orthodhoksë të
qytetit të Korçës, u për-
kthye nga Olimbi Mulla
“Varava”, një libër që u
lexua me etje dhe qarku-
lloi si dorëshkrim dorë
më dorë.
Gjithashtu, me rastin
e të kremteve qarkullo-
nin dorëshkrime për je-
tën e shenjtorëve, si dhe
komente të pjesëve të
Ungjillit.