LIBRA TË RINJ
Pas lirisë fetare, u pa se megjithëse ishin shpallur “monumente kulture”, dhje- tëra e dhjetëra kisha orthodhokse në mbarë vendin, të cilat kishin vlera të jashtë- zakonshme jo vetëm shpir- tërore, por edhe për kultu- rën e popullit tonë, ishin në gjendje të mjerueshme dhe në prag të shkatërrimit. Me- gjithëse ato, duke ruajtur mentalitetin ateist, nuk iu kthyen komunitetit ortho- dhoks, Kryepiskopi Anastas, që në çastet e para të ardhjes në Shqipëri, i pa si një ndër përparësitë e punës së Tij. Në bashkëpunim me Insti- tutin e Monumenteve dhe me specialistët më të kualifiku- ar, nisi restaurimi i shumë prej tyre, me fondet që sigu- roi Fortlumturia e Tij. Dhe
rezultatet ishin të jashtëza- konshme. Deri më sot janë restauruar rreth 80 kisha e 5 manastire, me një vlerë rreth 7 milionë dollarë, duke kontribuar kështu jo vetëm në ruajtjen e këtyre vlerave, por edhe duke dhënë një ko- ntribut të qenësishëm në ekonominë e vendit.
Libri “ Restaurimi i monumenteve të Kishës Orthodhokse në Shqipëri” flet në mënyrë të plotë për re- staurimin e 51 ndërtesave kishtare historike dhe i jepet lexuesitnë 3 gjuhë: shqip, an- glisht, greqisht. Ai është re- alizuar nga Bërthama e Tra- shëgimisë Kulturore e Kishes sonë, nga prof. dr. Pirro Thomo e bashkëpunëto- rët e tij.
Në parathënien e librit
Kiyepiskopi Anastas shkruan:
“Vazhduam këtë përpje- kje të vështirë e të shum- anshme me entuziazëm të shenjtë, me sigurinë se restaurimi dhe rehabilitimi i ndërtesave kishtare historike në origjinalitetin e tyre nuk mbulon vetëm nevojat e sotme për sigu- rimin e vendeve të për- shtatshme të kultit, por përbën edhe tregues nde- rimi dhe respekti ndaj brezave të mëparshëm, të cilët për shekuj, në kushtet e asfiksimit të sundimit otoman, arritën të krijoj- në vepra të tilla, dhe, një- kohësisht, përkujdesje për brezat e ardhshëm, të cilët kanë të drejtë të gë- zohen e të frymëzohen nga vlerat e së kaluarës. ”