Nga dt. 23-27 nëntor 2005, një grup nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, udhëtoi drejt Kosovës për të marrë pjesë në festën e panairit të “Shën Stefanit”, të Deçanit. Edhe pse arritëm pak me vonesë, për shkak të motit të keq, për ne ishte gëzim të ndodheshim sërish atje. Shumë njerëz kishin ardhur nga Kosova, Mali i Zi e Serbia. Etërit e manastirit na mirëpritën me shumë dashamirësi. Shumë etër kur na takonin na thonin se kishin dëgjuar për ringritjen dhe gjithë punën e madhe të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Igumeni i manastirit bashkë me një nga etërit kishin
Veprimtari në Kosovë
vizituar Shqipërinë një javë më parë, pasi kishin marrë pjesë në Konferencën Ndërfetare të Evropës Juglindore për përparimin e paqes dhe stabilitetit nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, e zhvilluar nga USAID. Atë mbasdite morëm pjesë në shërbesën e paraklisit dhe të nesër- men në Liturgjinë Hyjnore.
Më pas vazhduam udhëtimin tonë drejt Mali- shevës, për t’u takuar me drejtorët e shkollave “Nairn Frashëri” në Banja, “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, si dhe me drejtorin e shkollës së
Carallukës, vend në të cilin kemi zhvilluar kampin e parë të fëmijëve në Kosovë. Në këto takime diskutuam për një vazhdimësi bashkëpunimi me ta për të organizuar kampingje për fëmijët koso- varë gjatë periudhës së verës. Ata u treguan shumë entuziastë dhe të gatshëm për të bashkë- punuar. Më pas shkuam për të takuar disa miq kosovarë që i kemi njohur gjatë kohës së luftës. Ishte kënaqësi për ne që i takuam sërish dhe kaluam pak çaste me ta.
Të nesërmen nisëm udhëtimin tonë drejt Shqipërisë, me shpresën për t’u kthyer sërish në Kosovë gjatë verës së ardhshme.