EmailFacebookKontakt

Viktori Puzanova, bizantologia ruse që studioi artin bizantin në Shqipëri

Viktori Puzanova,
bizantologia ruse që studioi artin bizantin në Shqipëri

Nga Maks Velo

(vijon nga numri i kaluar)

Studimi i parë pra titullohet: “Piktori shqiptar i Shekullittë XVI-të ONUFRI nga Neokastra (Elbasan)”, dhe zë 14 faqe të revistës. Ajo që më habit është fakti se që në studimin e parë V. Puzanova merret me piktorin më të madh të të gj itha kohërave te ne, ONUFRIN. Ai është maja më e lartë e artit bizantin shqiptar, dhe në përgjithësi e artit shqiptar.

Që në kumtesën e saj të parë thotë: “Shkenca e Bizantologjisë është shumë e re. Ajo ka filluar para disa dekadave, kur lindi interest për këto vepra me karakter special me një bukuri të veçantë, shumë larg nga kuptimi i zakonshëm i bukurisë.” Dhe më poshtë me pak fjalë ajo për- mbledh tërë synimin e këtij arti. “Të gjitha fuqitë krijuese të Bizantit kanë qenë përqendruar për të afirmuar stilin e tij të vetëm specifik që u për- punua mbi trashëgiminë e kohës së lashtë, ku u derdh fryma e gjallë dhe e fuqishme e artit popullor të Li- ndjes”.

Në të gjitha studimet e saj, Puzanova, do të theksonte dhe vinte në dukje influencën e artit shumë të pasur popullor shqiptar mbi piktorët bizantinë. Dhe pikërisht Shqipëria ish vendi ku kryqëzoheshin dhe ndër- thureshin gjithë kulturat, arti grek dhe ai Lindor, arti popullor dhe ai Perëndimor. Kjo ish edhe një nga kënaqësitë e mëdha shkencore që je- toi dhe provoi V. Puzanova, prandaj ajo dhe e desh aq shumë Shqipërinë.

Studimi i dytë i saj botohet në vitin 1957, pra kishin kaluar katër vjet nga artikulli i parë.

Titulli është: “Mbi punimet e pi- ktorNikollës në kishën e Vllahernës (në kështjellën e Beratit)”. Në vitin 1956 shkova në një ekspeditë bashkë me Viktorian në Berat. Ajo kopjonte afresket në kishat e Vllahernës. Në artikull ajo thotë se periudha më e rëndësishme për të si studiuese, janë vitet 1951, 1952 dhe 1953 dhe kjo sepse, gjatë viteve 1948, 1949 dhe 1950 ajo pa, njohu shumë, filloi të mendojë dhe të analizojë, dhe më pas

ekspeditat u bënë më komplekse.

Sikurse thotë edhe vetë ajo: “(duke kopjuar dhe një shumicë të madhe prej tyre) na kanë ndihmuar të njohim dhe disa nga ata punëtorë që nuk binin në sy…”.

Nga Puzanova në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, ruhen 32 kopje të mëdha, në dimension 1:1 me ori- gjinalin, të figurave të veçanta apo skena afreskesh. E kam parë si kopjonte në Berat dhe Apolloni. Punonte direkt, mbi telajo kanavace apo beze pambuku, me ngjyra vaji apo tempera. Kopjet kishin një ngja- shmëri absolute me origjinalin. Në fillim me letër trasparente kopjonte

nga figura linjat kryesore, të cilat i hidhte në telajo me letër kopjativ. Kjo siguronte një konstrukt linear të njëjtë me origjinalin aq të domosdoshëm në kopjet artistiko-shkencore.

Punën njëzetvjeçare të Puzano- vës mund ta ndajmë në tri etapa: 1948-1951, 1951-56 dhe 1956-66. Në periudhën e dytë ajo mbasi kish plotësuar një njohje të plotë të mate- rialit në zonat kryesore bizantine fi- llon të kopjojë afresket. Kjo ish shu- më e rëndësishme, ajo pa me sytë e saj dëmtimet që kishin pësuar afresket qoftë nga shkaqe natyrore, qo- ftë nga dëmtime njerëzore.

Periudha e saj e tretë është në vitet 1956-66, është periudha e pjekurisë së saj të plotë, kur boton tre studimet e viteve 1958-61 dhe 1967 (pas vdekjes).

Sikurse shihet dhe nga materialet Puzanova kalon nga studimi i pik- torëve të veçantë Onufri ose Nikolla, në analiza përgjithësuese të ansa- mbleve, si ai i Manastirit të Apollo- nisë apo konsiderata mbi pikturën monumentale. Studimet e saj janë një tregues i shkëlqyer i aftësive të saj, i kulturës së saj. Aty shkrihet njohja e saj e thellë e bizantologjisë, historisë, artit të rilindjes, teknikave të pikturës, etnografisë, gjeografisë etj. Për më tepër ajo kish një stil le- trar të përkryer. Puzanova është një

humaniste e vërtetë, e cila kuptoi se arti bizantin që të vlerësohet duhet të shpjegohet sipas shijes bashkë- kohore.

Artikujt e saj janë arritja më ma- dhore e shkencës bizantologjike në Shqipëri. Artikujt e saj sa herë që i lexoj, më japin një kënaqësi të jashtë- zakonshme, ata janë brilantë për nga mendimi, informacioni dhe shprehja. Ajo jep informacion të pasur për hi- storinë kishtare, arkitekturën, etno- grafinë, teknikat e pikturës dhe afre- skut, të gjitha këto me një poetikë të çuditshme. Ajo ka lënë gjithashtu edhe pesë piktura që janë në Galerinë Kombëtare.

Puzanova vdiq më 1967; sikur nuk dcnte të jetcnte më, të shihte një nga çmsnduritë e kriminelit pa- ranojak Enver Huxia., luftën kundër fesë dhe kisfave φ e filloi në 1967.

Vepra komplekse e Zonjës së madhe Viktori Puzanova pati një re- zultat kolosal për Shqipërinë. Figura e saj sa vjen dhe po vlerësohet, çmo- het dhe adhurohet.

Ajo është themeluesja e shkencës bizantologjike në Shqipëri dhe arritjet e gjithë dekadave të fundit kanë në themel punën vetëmohuese dhe të kualifikuar të Viktoria Puzanovës. Ne sot përulemi me respekt dhe mirë- njohje para figurës së saj. ■