EmailFacebookKontakt

Ata që punuan për Kishën tonë: “Bukurinë Shën Thanasit ia jep Besimi ynë dhe jo mermeri që doni të sillni ju”

Ata që punuan për Kishën tonë
“Bukurinë Shën Thanasit ia jep Besimi ynë dhe jo mermeri që doni të sillni ju”
Peshtani rreshtohet ndër ato fshatra
të pakta të rrethit të Tepelenës, që
ruajti me guxim e dashuri Besimin e
Krishterë Orthodhoks, duke i bërë
ballë me vendosmëri myslimanizimit
që kreu pushtuesi turk edhe në
zonat e Shqipërisë së Jugut.
Kur fshati shtrihej pak më në
juglindje të vendndodhjes së sotme,
te vendi i quajtur “Gropa e Priftit”,
banorët e tij kishin ndërtuar atje
kishën e vjetër të Shën Thanasit.
Pllaka që ishte vendosur në pjesën
kurbet në Bullgari e dy vjet më vonë
në Rumani si shumë bashkëfshatarë
të tjerë, që punonin muratorë, çez-
maxhinj apo në ndërtimin e ujësjellë-
save. Ai mori me vete në Rumani
edhe Janin 16 – vjeçar. Ky bëri atje
punë të ndryshme, por asnjëherë
nuk u nda nga shkolla.
Në Konstancë ndoqi Seminarin
Orthodhoks për t’u bërë prift. Stu-
dionte me zell e dëshirë dhe fitoi një
kulturë të mirë e njohuri të thella
teologjike. Kështu u bë një klerik
orthodhoks mjaft i përgatitur dhe i
apasionuar ndaj detyrës.
Ishte martuar qysh në vitin 1893
me Parashqevinë nga fisi i Lenajve
dhe lindën pesë fëmijë: Lefterin,
Llukanin, Foton, Polinën dheNaumin.
Më 1901 u kthye përfundimisht
në atdhe dhe filloi shërbesat në
kishat e fshatit të tij e njëkohësisht
jepte mësim në shkollën greke që
funksiononte aty. Papa Jani ishte i
kujdesshëm në veshje dhe e mbante
gjithmonë të rregullt uniformën e tij.
Të moshuarit e kujtojnë si njeri të
drejtë, dashamirës e të komunikue-
shëm me të tjerët. Kur meshonte
papa Jani, kishat ishin gjithmonë
plot. Psalte bukur e me gjallëri. Ai
shërbeu jo vetëm në Peshtan, por
edhe në Lekël, në Manastir të
Kodrës e në disa fshatra të Rrëzës.
Duke parë punën e tij të mirë në
shërbim të Besimit Orthodhoks, në
vitin 1924 e transferojnë në Mitropo-
linë e Gjirokastrës, ku shërbeu me
(vijon në faqen 10)
ballore të saj, mban të gdhendur vitin
1148. Pranë kësaj kishe, në shekullin
XVII u ndërtua manastiri i Shën
Kollit, në një vend me pyje të papre-
kura e me burime të shumta.
Edhe kur Peshtani u vendos ku
është sot, përsëri ai mbeti një nga
bazat më të fuqishme të Orthodhok-
sisë në rrethin e Tepelenës. Aty
duken themelet dhe rrënojat e pesë
kishave që kanë funksionuar gjer në
vitin 1967, si: Shën Maria (ndërtuar
më 1893); Shën Thanasi (1870);
Shën Konstandini (1868); Shën e
Premtja (1846); Shën Kolli (ndërtuar
në shek. XVII dhe riparuar më
1861).
Nga ky vend Perëndie sigurisht
që do dilnin edhe klerikë të dëgjuar,
që do të punonin me përkushtim për
besimin e krishterë. Edhe sot kujto-
hen me nderim papa Spiro Kume,
papa Nine Feshti, papa Leka Prifti,
papa Thanas Prifti etj.
Një nga më të shquarit që ka
shërbyer aty dhe ka punuar si prift
ikonom gjer në Mitropolinë e Gjiro-
kastrës, ka qenë edhe papa Jani Kume.
Papa Jani rrjedh nga një prej
fiseve më të vjetra që kanë theme-
luar fshatin. Ai lindi më 1867. Babai
i tij, Anastasi, kishte edhe dy djem
të tjerë, Adhamin e Panajotin. Jani,
si edhe vëllezërit, mësoi në shkollën
greke të fshatit, që ishte hapur aty
qysh në vitin 1860. Në këtë shkollë
jepte mësim dhe papa Spiro Kume.
Jani u dallua si një nxënës i
sjellshëm, i zgjuar e i vullnetshëm.
Ai që kur ishte nxënës, kishte një
dashuri të madhe për Besimin
Orthodhoks dhe ishte caktuar në
grupin e femijëve që shërbenin në
kishë gjatë ceremonive fetare.
Vëllai i tij i madh, atdhetari Adham
Kume, më 1871 kishte shkuar për

devocion për njëzet vjet. Papa Jani
arriti të merrte gradën “Ikonom” dhe
më vonë titullin “Stavrofor”.
Dalëngadalë në Gjirokastër ai fitoi
autoritet dhe nderohej nga qytetarët
e thjeshtë dhe nga personat me po-
zitë zyrtare. Këtë e shfiytëzoi për të
ndihmuar njerëzit, të cilëve u bëhej
ndonjë padrejtësi apo që kishin ndonjë
nevojë të ngutshme ekonomike.
Papa Jani e priti me indinjatë
pushtimin fashist të vendit. Edhe më
parë familja e tij atdhetare kishte
dhënë prova për lirinë e pavarësinë
e Shqipërisë. Vëllai i madh, rilindësi
Adham Kume, dhe vetë Jani i ri
kishin qenë bashkëpunëtorë të Mihal
Gramenos që në Rumani. Po kështu
Adhami ishte delegat i Tepelenës në
Kuvendin e Vlorës që shpalli Pava-
rësinë e Shqipërisë. Në kohën e
pushtimit fashist ai kishte ndërruar
jetë, por ndjenjat atdhetare rronin te
femijët e tij dhe te papa Jani.
Fashistët italianë u munduan të
ndërhynin edhe te Kisha Ortho-
dhokse. Ata dërguan në Peshtan një
prift unit, doktor Petron, me origjinë
arbëreshe, i cili ishte vendosur në
Vlorë që para pushtimit dhe kishte
atje edhe një farmaci.
Ai qe njohur në Vlorë me banorë
të fshatit dhe këtë njohje e shoqëri
vendosi ta shfrytëzonte per qëllime
të mbrapshta. Ai donte që besimtarët
e Peshtanit e të fshatrave përreth t’i
kthente në Unitë.
Para se të shkonte në Peshtan, ai
u përpoq të fitonte përkrahjen dhe
ndihmën e papa Janit për këtë ve-
primtari që kishte ndërmarrë. Papa
Jani u revoltua dhe i kundërshtoi
ashpër synimet e Petros dhe njëko-
hësisht e këshilloi të mos vente fare
në Peshtan, sepse besimatrët ortho-
dhoksë s’kishin për t’i pranuar kurrë
propozimet e tij dashakeqe. Por,
prifti unit nuk u tërhoq.
Papa Jani e vlerësoi situatën dhe
dërgoi menjëherë njoftim në fshat
dhe i udhëzoi priftërinjtë e fshatit dhe
besimtarët që të mos gënjeheshin
nga mashtrimet e premtimet, që do
t’u bënte, por ta kundërshtonin.
Në shtator të vitit 1939 doktor
Petroja erdhi në Peshtan. Njerëzit u
mblodhën te dyqani i Laçajve. Ai u
prezantua si një arbëresh dhe iu
kujtoi largimin e të parëve të tij pas
vdekjes së Skënderbeut dhe tha se
ai dhe shokët e tij nuk e kishin ha-
“Bukurinë Shën Thanasit ia jep Besimi ynë
dhe jo mermeri që doni të sillni ju”
rruar Shqipërinë dhe po mundohe-
shin të punonin për të mirën e saj.
Shprehu gjthashtu një admirim të
thellë për bukuritë e rralla të natyrës
së Peshtanit. Tha se edhe fesë do
t’i jepej ndihmë e madhe tani që italia-
nët ishin aty. Nga kjo do të përfitonin
edhe besimtarët e krishterë.
“Unë dëshiroj, – vazhdoi ai, – që
ju të ruani Besimin Orthodhoks, por
ju propozoj dhe ju këshilloj të kthe-
heni në orthodhoksë Unitë dhe
varësiajuaj të jetë nga Papa i Romës,
që mendon për të gjithë të krishterët
e botës. Kjo do t’ju sjellë shumë të
mira nga ana ekonomike. Nuk do të
provoni më vuajtje dhe skamje. Po
kështu ju premtojmë të ngremë një
kishë tjetër më të madhe nga të gjitha
këto që kemi, ndërsa Shën Thanasin
do ta veshim me mermer. Ju do të
bëheni një fshat i begatshëm dhe do
t’ju kenë zili gjithë të tjerët. Ata do
të kërkojnë vetë të bëhen si ju”, – e
përfundoi fj alën e tij doktor Petroja.
Por ai hasi në kundërshtimin e
vendosur të priftërinjve të fshatit,
papa Lekë Priftit dhe të papa Thanas
Priftit, të cilët i thanë se ata nuk do
të shisnin kurrë besimin e tyre të
pastër orthodhoks për thasët me
miell, sheqer e oriz. “Bukurinë Shën
Thanasit ia jep Besimi ynë dhe jo
mermeri që doni të sillni ju. Këtu
kemi pesë kishat tona dhe s’kemi
nevojë për kishat tuaja. Po të na du-
het ndonjë kishë tjetër e ngremë vetë
me krahët dhe gurët tanë, siç kemi
bërë gjer tani”, – theksuan ata.
Po kështu folën dhe psalti Lekë
Gjoka dhe burrat e moshuar Kiço
Lila, Pilo Rrapi, Koço Pali, Pole
Kume, Dhandil Gjoka etj. Edhe ato
4-5 familje që u joshën nga prem­
timet e priftit Italian, nuk guxuan të
dilnin hapur në përkrahje të tij, kur
panë vendosmërinë e gjithë fshata-
rëve të tjerë.
Prifti arbëresh donte të bënte një
meshë te kisha e Shën Marisë, por
nuk e lejuan papa Leka e papa
Thanasi.
Ndenji edhe disa ditë në fshat,
bëri vizita te disa familje dhe pastaj
u largua pa realizuar dot qëllimin e
detyrën për të cilën kishte ardhur.
Kështu peshtanakët e mbrojtën me
nder Besimin e tyre Orthodhoks dhe
nuk u gënjyen nga premtimet e
mashtrimet e të dërguarit të Papës.
Ata ia prenë rrugën atij emisari të
rrezikshëm, që, po t’i shkonte dre-
dhia në Peshtan, do ta vazhdonte
pastaj punën e dëmshme edhe në
fshatrat e tjera orthodhokse të zonës.
Por një meritë të veçantë në atë
fitore të besimtarëve orthodhoksë
pati prifti ikonom papa Jani Kume, i
cili me zgjuarsi diti t’i orientonte
drejt kolegët dhe bashkëfshatarët e
tij në atë situatë që u krijua. Duke
pasur parasysh këshillat dhe porositë
që ai dërgoi, peshtanakët ruajtën me
guxim, besnikëri e dashuri Besimin
e tyre Orthodhoks dhe vazhduan
kështu traditat e shkëlqyera sheku-
llore të parardhësve të tyre. Papa Jani
Kume, si punëtor i palodhur i Zotit
Krisht, nuk i kurseu forcat e ener-
gj itë e tij për t’i ndriçuar zemrat e nj e-
rëzve me dritën e Ungjillit.
Ai mbylli sytë në vitin 1944 për
të shkuar në krahët e Zotit, për të
Cilin punoi aq shumë. Iku i përcjellë
me dhimbjen, dashurinë e respektin
e gjithë popullit të Peshtanit. E
varrosën me një ceremoni madhë-
shtore pranë murit të ajodhimës, në
krah të hyrjes së Shën Thanasit.
Morën pjesë priftërinj nga Gjiro-
kastra, Rrëza, Malëshova e Zagoria,
si dhe mjaft të njohur e miq të tij
nga këto zona orthodhokse. Peshtani
është krenar që nxori nga gjiri i vet
një flgurë të tillë të nderuar, që eci
me vendosmëri gjer në fund të jetës
së tij, në rrugën e Zotit dhe Shpë-
timtarit tonë Jisu Krisht.
Llukan S. Stavro
Peshtan, Tepelenë