Çdo të premte në afersi të shko- llës së Kuqe në Tiranë rreth 150 fëmijë mblidhen së bashku për të ndarë me njëri-tjetrin disa orë të këndshme duke mësuar edhe më shumë për Perëndinë dhe duke u njohur nga afer me njëri-tjetrin.
Ky aktivitet organizohet nga Zyra e Fëmijëve e Kishës sonë me dy grup-mosha kryesore. Nga ora 1230 deri ne orën 1330 zhvillohet programi i organizuar për femijët nga mosha 6 deri në 10 vjeç, ndërsa nga ora 1330 deri në orën 1430 zhvillohet aktiviteti për fëmijët nga mosha 11 deri në 15 vjeç. Por nuk duhet harruar se takime të tjera të femijëve zhvillohen edhe ditën e shtunë në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, nga ora 1015 deri në orën 1200.
Dita e parë e parë e takimit nisi në mes të tetorit dhe u zhvillua në
formën e një aktiviteti zbavitës. Kjo ditë ishte e mbushur me lojëra zbavitëse, me femijë të qeshur dhe me mësues të përkushtuar për të zbavitur dhe kënaqur sa më shumë
ata. Çdo fëmijë kishte një biletë në të cilën ishin shkruar numrat e lojërave, te cilat quheshin stacione. Në këto stacione fëmijët ndalonin, prisnin biletën dhe më pas luanin
lojën. Çdo lojë e fituar ishte e sho- qëruar me një dhuratë. Atmosfera ishte shumë e këndshme dhe plot femijë, të cilët lëviznin nga një sta- cion në një tjetër me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Dëgjoje veç femijë që luanin me njëri-tjetrin dhe të qeshura plot gëzim. E njëjta at- mosferë u përsërit edhe të nesër- men në mjediset e Kishës së Un- gjillëzimit me shumë fëmijë të zo- nës përreth. Nga ora 1015 deri në 1200 ata kaluan një kohë të kënd- shme bashkë me mësuesit e tyre.
Ky aktivitet vazhdon çdo javë dhe për punën me fëmijët është angazhuar një staf cilësor me 12 studentë, që vijnë nga Akademia Teologjike në Shën Vlash të Durrë- sit. Krahas lojërave trajtohen edhe tema kishtare në përshtatje me mo- shën e fëmijëve.
I. R