EmailFacebookKontakt

Kontribut i qenësishëm i Kishës sonë për arsimin

Kontribut i qenësishëm i Kishës sonëpër arsimin

Diplomohen 105 studentë të Institutit të Formimit Profesional
“Frymë Dashurie”

Në datën 22 tetor u zhvillua në sallën e konferencave në Mu- zeun Kombëtar ceremonia e nda- rjes së diplomave për 105 stu- dentët, të cilët përfunduan In- stitutin e Formimit Profesional «Frymë Dashurie» në degët: ku- adër menaxher, specilist në llo- garitë e kompjuterizuara, infor- matikë, specialist në laboratorët mjekësorë, restaurim veprash arti, ikonografi bizantine.

Instituti i Formimit Profesional u krijua në vitin 2000 në kuadrin e përpjekjes së madhe që bën Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë- risë, me iniciativën dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas, për krijimin e institucioneve arsimore në një nivel të lartë.

Ai ofron mundësinë e arsimimit në degët e lartpërmendura, pas mbarimit të shkollës së mesme, duke pasur si qëllim një vend të suksesshëm pune dhe është i li- censuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë pesë vjetëve të funksio- nimit të Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” janë diplomuar rreth 485 studentë respektivisht:

Në vitet akademike 2000-2002 janë diplomuar 164 studentë 2001-2003 janë diplomuar 98 studentë

2002-2004

janë diplomuar 108 studentë

Për sa i përket pranimit në In- stitutin Profesional “Frymë Da- . shurie”, Tiranë, në secilën prej de- gëve zhvillohet një konkurs pranimi me programe specifike për degët, duke pasur si bazë njohuritë e marra në arsimin e mesëm të kryer prej I tyre.

Në aktivitet morën pjesë të ftu- : ar të ndryshëm, prindër të studen- tëve që diplomoheshin, i gjithë stafi pedagogjik i shkollës, si edhe Krye-

piskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipë- . risë Anastasi, president i Institutit të Formimit Profesional “Frymë ; Dashurie”.

Gjatë këtij aktiviteti folën prof, as. dr. Beatriçe Polo, drejtoresha e Institutit, prof. dr. Leandro Haxhi, Kryetari i Bordit të Institutit, si edhe Kryepiskopi Anastas.

Gjithashtu këtë aktivitet e për- shëndetën edhe gjashtë studentë, I të cilët fitojnë bursë nga instituti për I të vazhduar studimet e tyre. Ata . shprehën falënderimin e tyre për ndihmën dhe vlerësimin e treguar

ndaj tyre duke shprehur që do të jenë të hapur për të punuar, për të dhënë ndihmën e tyre nëse do të : nevojitet.

Të gjithë studentët që përfun- : duan institutin morën diplomat e tyre, të dhëna nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas.

Aktiviteti u shoqërua gjatë gji- | thë kohës me muzikë të luajtur nga orkestra e radios “Ngjallja”. Në fund të gjithë të pranishmit morën pjesë I në koktejlin e shtruar enkas për ! këtë aktivitet.

Sonila Dedja