EmailFacebookKontakt

Mbresa: Një vizitë në qytetin e Beratit, në sytë e mi

Mbresa

Një vizitë në qytetin e Beratit, në sytë e mi

Kisha dëgjuar edhe më pare për Beratin, por asnjëherë nuk e kisha vizituar qytetin e lashtë. Vendosa të shkoja për të bërë një emision për radion e Kishës sonë “Ngjallja” dhe bashkë me përgjegjësen e progra- meve të radios znj. Juliaunisëm me shumë emocione duke imagjinuar bukuritë e qytetit.

Pas një rruge disi të lodhshme mbërritëm. Ajo që të binte menjë- herë në sy ishte kalaja, e cila ka pa- sur në brendësi të saj 42 kisha shumë të lashta dhe historike.

E gjithë rruga hyrëse për në kala së bashku me të gjitha rrugët brenda saj ishin të shtruara me kalldrëme të ndryshme, të cilat së bashku me ndërtesat e shumta të ndërtuara me gur të japin ndjesinë sikur ndodhe- she në një kohë të shkuar. Po të ngji- tesh në majën më të lartë të kështje- llës mund të shikosh një pamje te veçantë dhe të mrekullueshme.

Ndër 42 kisha që ndodhen në brendësi të kalasë, 22 ruhen si dë- shmi themelesh. Ato sipas mënyrës së tyre të veçantë me lashtësinë që

mbartin tregojnë se krishterimi është i hershëm në vendin tonë. E ndalëm rrugëtimin në kishën e Shën Gjergjit. Aty pranë takuam z. Sotiraq, i cili prej shumë vitesh punon në Mitro- polinë e Beratit. Ai nisi të na tregonte se kisha e Shën Gjergjit është katër- shekullore. Kjo kishë është një ndër më të lashtat në qytet dhe ka një veçanti në ndërtimin e saj. Ajo ndo- dhet pikërisht në ballkonin e kalasë së Beratit. Duket sikur Shën Gjergji me shtizën e tij i mbron të gjithë ba- norët e qytetit nga çdo e keqe dhe vështirësi. Por unë kuptova që Shën Gjergji i bën një thirrje të gjithë nje- rëzve dhe në veçanti femijëve të kri- shterë, të qëndrojnë pranë Perëndi- së, sepse sa më pranë të jemi rrugës së Perëndisë aq më shumë dritë dhe dashuri do të kemi në rrugën tonë.

Më pas bashkë me z. Sotiraq shkuam në kishën e Shën Triadhës. Ajo është një kishë madhështore dhe shumë e lashtë duke dëshmuar se krishterimi në vendin tonë i ka rrënjët e thella. Po të hidhje vështrimin në hapësirën rreth Kishës mund të shi-

koje një pamje të veçantë dhe të mrekullueshme. Ne hymë brenda dhe pamë muret e saj të përbëra nga gurë dhe tjegulla. Si lëndë ngjitëse, në vend të llaçit është përdorur leshi i dhisë. Koha dhe e vërteta dëshmo- jnë se edhe pse shekujt kanë kaluar, kjo kishë nuk është rrënuar. Dhe akoma sot e kësaj dite njerëzit vazhdojnë të studiojnë se si ky lloj ndërtimi i veçantë dhe i vjetër ka

rezistuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Udhëtimi ynë nuk vazhdoi gjatë. Duhet të ktheheshim në Tiranë. Be- rati i gurtë na la mbresa të paharru- ara dhe po mendonim çfarë do të tregonim nga ky udhëtim i veçantë. Ndoshta jo gjithçka mund të thuhet me fjalë, por një përjetim i tillë ka shumë vlera për cilindo që dëshiron të vizitojë bukuritë e këtij qyteti.

Iva Popa