EmailFacebookKontakt

“Me Të çdo gjë është e mundur”

– Nisin veprimtaritë kishtare dhe kulturore në Qytetin Studenti –

Bashkë me fillimin e vitit akademik 2005-2006 nisën edhe veprimtaritë kishtare e kulturore me të rinjtë e Qytetit Studenti. Në fund të muajit tetor në mjediset e kinoklubit të kësaj qyteze u mblodhën shumë të rinj orthodhoksë, disa prej të cilëve vinin për herë të parë. Organizatorët kishin ideuar një program të veçantë me lojëra argëtuese, njohje në grup mes të rinjve, prezantim të aktiviteteve gjatë vitit në vazhdim etj.

Programi i ditës së parë u realizua nëpërmjet një festë të vërtetë rinore. Ndihej atmosfera dhe entuziaz- mi i moshës më të bukur të jetës.

“Jam e lumtur që ndodhem në aktivitetin e parë

të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me studentët. Ju uroj mirëseardhjen në të gjitha aktivitetet që ne kemi planifikuar gjatë vitif’- përshëndeti në fillim të fjalës së saj drejtuesja e veprimtarivc rinore orthodhokse në Qytetin Studenti, misionarja ameri- kane Kristina Papas.

Ajo u ndal edhe tek një vepër e rëndësishme e Kishës që pritet të vihet në funksionim së shpejti, shtë- pia e re, e cila ndodhet në këtë qytezë studentore. Është menduar që kjo shtëpi të vihet në dispozicion të stude- ntëve duke shërbyer si kishë dhe ambiente të tjera si: sallë takimesh, bibliotekë, sallë për kompjutera (vijon në faqen 4)

(vijon ngafaqja 3)

dhe një hapësirë e madhe për orga- nizimin e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese.

“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që të keni një vit të mbarë akade- mik, të njihni njëri-tjetrin, të gëzoni shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të rriteni në besim. Tema jonë sivjet është “Krishti është midis nesh”, diçka që ne duhet të përpiqemi ta kujtojmë gjithmonë. Ai është këtu kur ne kemi liturgji të enjteve në mëngjes, ai është në konviktet tona, në klasat tona, kur dalim me miqtë. Krishti është midis nesh. Me Të

çdo gjë është e mundur. Duam nota | tëmira, një vittëmbarë,porpaTë, | notat e mira, puna e mirë dhe një | eksperiencë e mirë gjatë vitit nuk I ka kuptim” – theksoi znj. Papas. I

Sipas koordinatores Ana Baba । edhekëtë vitdotë vazhdojë tradita ।

e aktiviteteve të përjavshme. Çdo të martë në orën 1700 do të organizohet takimi shpirtëror me klerikë dhe teologë vendës dhe të ftuar nga jashtë shtetit. Ditën e enjte në orën 0630 do të celebrohet Liturgjia Hyjnore, ndërsa gjatë ditëve të

tjera pritet të zhvillohen diskutime biblike, lojëra sportive si dhe aktivitete periodike, konferenca stu- dentore, trajnime, ekskursion etj.

Ndërkaq, ditën e parë të taki- meve shpirtërore ishte i ftuar drej- tori i Akademisë Teologjike, Hirësi

I Ilia Ketri, i cili foli për temën “Krishti : midis nesh” duke theksuar se jeta I merr kuptim të plotë kur Krishti bë- । het pjesë e qenies sonë në shoqërinë I e dashurisë.

I. K.